Rama nuk shpëton, diga është çarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama nuk shpëton, diga është çarë

09:30 | 10/12/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Babaramo

Një mizë në pjatën e supës në mencën e studentëve të Prishtinës shërbeu si detonator për revoltën e vitit 1981. Ato mbeten ende protestat më të mëdha dhe më të përgjakshme studentore në historinë e shqiptarëve. Ata që duan ta shikojnë protestën e këtyre ditëve thjesht si një punë tarifash janë ose tërësisht naivë, në rastin më të mirë ose shërbëtorë të Ramës, të thirrur për t’i bërë shërbimin e radhës. Ata që protestojne janë pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit ndaj një qeverie që po vjedh gjithçka.

Shërbëtorët e përjetshëm të Ramës e morrën mesazhin dhe e gjetën menjeherë fajtorin. Sipas tyre është Lindita Nikolla. Ka dhe ndonjë kallogre mediatike që Ramës i ka mbetur në derë prej dy dekadash, të cilës duhet t’i gjejë punë sa herë e heqin nga ekrani, e cila beson se shqiptarët do ta hanë, nëse Rama shpëton prej ortekut të zemërimit popullor duke bërë kokë turku ministren e arsimit. Madje, i propozon që të zëvendesojë Nikollën me ndonjë nga ata pedagogët arqiomarksistë. Ditëzeza është kaq e hutuar sa harron që këtë eksperiment Rama e bëri një muaj më parë. Çoi zëvendesministër arsimi dikë që iku i lebetitur nga qeveria, kur pa se ministrat duhet të raportonin në mbledhje të qeverisë, nëse e kishin realizuar normën e share dhe like në facebook.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në daljen e tij të fundit, Edi Rama u përpoq të gjejë një tjetër bouc emissaire: korrupsioni i pedagogëve. Rama kishte 100 për qind të drejtë në gjithçka që tha për gjendjen e universiteteve. Asnjë pikë nuk mund t’i hiqet. Por, koha dhe ca më tepër rrethanat kur e thotë përbëjnë një kodoshllëk të madh politik.

Korrupsioni i pedagogëve nuk është shkaku i gjendjes. Është pasoja. Rama do ishte i besueshëm pesë vjet më parë, atëherë kur aprovoi reformën në arsimin e lartë, kur aprovoi ligjin përkatës. Tani i bie që të hedhë në kosh ligjin që hartoi vetë dhe e trumbetoi si reformën më të madhe të bërë ndonjëherë në Shqipëri. Dhe atëherë studentët i kishte kundër. I kishte kundër, kur i thoshin se ishte një ligj klientelist që favorizonte Çilouniversitetin , që i vinte kazmës arsimit te lartë publik. Rama u mburr se mbylli universitetet kioska. S’ka gënjeshtër më të madhe se gjysëm të vërtetat. Tarifat e universiteteve publike u shumëfishuan duke i bërë studentët të tundohen nga sektori privat. Këtë sektor, në mënyrë perfide e favorizoi në gjithçka. Mjafton një shembull; prej pesë vitesh asnjë universitet publik ose privat nuk mund të japë doktoratura në degët që ka Çilouniversiteti. Thelë shumë e madhe kjo për Linditën e shkretë. Shikoni gruaja e kujt është në bordin e këtij universiteti apo babai i kujt është rektor për të kuptuar se kush i voli frutet e Çiloreformës.

Rama beson se duke sulmuar pedagogët do mbyllë skandalet ulëritëse që ka lënë pas. Është tepër vonë. Dhe sikur në këtë çast protesta e studentëve të mbyllet, s’ka më asnjë shpresë. Diga është çarë. Pushteti i tij është si ai, kur Spiro Koleka tërhoqi medaljen e cilësisë së ushqimit në Meksikë. Nuk ka Çiloreformë që e shpëton.

https://www.syri.net/op-ed/216197/rama-nuk-shpeton-diga-eshte-care/

Etiketa: bouc emissairedigaedi ramaIlir Babaramokallogrekokë turkuLindita Nikollaspiro kolekazemërimi popullor

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Studentët protestojnë me libra, Rama i pret në Facebook/Live

Studentët protestojnë me libra, Rama i pret në Facebook/Live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com