• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-Meta, pa qetësi dhe dashuri, por me llogari…drejt zgjedhjeve

10:45 | 01/09/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

“Ka shumë mundësi që ti të mos jesh më kryeministër qysh në shtator”. Me këto fjalë e sulmoi ish­kryeministri Berisha pasardhësin e vet të martën në Kuvend. Acarimi i lexueshëm i Berishës u komentua gjatë si një pasqyrim i situatës që u krijua me vetingun, por mesa duket ishte diçka më shumë se kaq. Ato fjalë kërcënuese të tij, më shumë se për Ramën, ishin një mesazh për Ilir Metën që qëndronte i ulur një shkallë më lart se kryeministri. Dhe Ilir Meta nuk e vonoi përgjigjen në mënyrën e tij.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Duke marrë fjalën në emër të LSI, ai u shpreh se i gjen jobindëse kërkesat e opozitës për vetingun. Edhe më qartë se kaq ai duket se ka folur një ditë më pas, kur është ulur për drekë publikisht me Ramën, pas javësh ftohjeje dhe mesazhesh ndarjeje. Paralelisht me këtë afrim gradual, mediat kanë nisur të përmendin planet e të majtës për të gjetur qysh herët një marrëveshje të brendshme, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Dhe kreun e shtetit, kuptohet. Edi Rama e ka lënë këtë të kuptohet, në një dalje të martën, kur ka folur për nisje të afërt të negociatave me LSI, në optikën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Megjithëse nuk thuhet hapur, ky konfigurim i papritur i forcave në fushën e shahut, duket se po influencohet gjithnjë e më tepër nga reforma në drejtësi.

Një faktor që ka marrë peshë përcaktuese në politikën shqiptare në muajt e fundit. Afrimi i 21 korrikut dhe acarimi që ky moment prodhoi tek Basha dhe sidomos Meta, duket se tashmë janë larg. Falë rrjedhës që morën ngjarjet atë natë, por edhe më pas. Gjatë kohës që politika ishte me pushime, komisioni i posaçëm dhe partitë kanë punuar me draftet e ligjeve. Dhe këtu duket se qëndrimi obstruksionist i opozitës, dëshira e saj konstante për të ngadalësuar e mundësisht sabotuar gjërat, kanë dalë edhe një herë në pah qartë.

Duke e vënë në pozitë të vështirë “aleatin” e përkohshëm Meta, i cili kësaj rradhe kishte shumë pak hapësirë që të pretendonte edhe një herë “konsensusin patriotik” të 21 korrikut. Kjo thyerje mes Bashës e Metës ka qenë rrjedhojë e thjeshtë logjike e interesave kryekëput të ndryshme që e majta dhe e djathta kanë në raport me reformën në drejtësi. Vetingu shpërbën një kastë tek e cila PD ka vendosur një investim historik dhe afatgjatë. E që do të ketë si pasojë indirekte edhe ndryshime esenciale në sjelljen e organeve të drejtësisë ndaj klasës politike. Dalja publike dhe personale e Metës të martën në Kuvend pro vetingut, ishte mesazhi zyrtar i shkëputjes së LSI nga pista e përbashkët, ku shkeli për disa javë me opozitën.

Një shkëputje, e cila mund të kthehet tashmë në diçka më shumë sesa një përplasje për shkak të reformës. Pasi Ilir Meta e di mirë se në një ambjent të dominuar këtej e tutje gjithnjë e më shumë nga ndërkombëtarët (SPAK dhe faktorë të tjerë në mes), qëndrimi në një varkë me ata që u përpoqën ta pengojnë rregullisht procesin, nuk është një gjë politikisht dhe taktikisht e mençur. Në këtë mënyrë, mund të rezultojë se sherri për reformën, mund t’i ketë dhënë një herë e mirë një rrugë të caktuar edhe aleancave të ardhshme elektorale.

Duke ditur se me kodin zgjedhor që kemi, LSI do të jetë e detyruar të bëjë medoemos një aleancë paraelektorale. Për pasojë, dy aleatët që tashmë kanë pak qetësi dhe dashuri mes tyre, mund të jenë të destinuar të gjejnë së shpejti një akord tjetër politik si ai i vitit 2013. Edhe për shkak të përmbysjes së madhe që ka nisur në natën mes 21 dhe 22 korrikut 2016.

/javanews.al/

Etiketa: dashurillogaripërmbysjeqetësiRama - Meta .Skënder MinxhoziSPAKzgjedhjet

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Rilindja e arsimit dhe çantat bosh në ditën e parë të shkollës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com