• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rilindja e arsimit dhe çantat bosh në ditën e parë të shkollës

10:46 | 01/09/2016
në Uncategorized
0

Nga Luljeta Progni

Në shtator të vitit 2014, ministrja e arsimit Lindita Nikolla, foli për problematikën, me të cilën përballej sistemi i teksteve shkollore duke premtuar zgjidhjen përfundimtare, jo vetëm me cilësinë e teksteve, por edhe me shpërndarjen në kohë të tyre.

Lexo edhe

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

Ja çfarë thoshte ajo në një intervistë për gazetaren Ilva Tare më 19 shtator 2014, pra vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e  Ministres së Arsimit: “Në fund të muajit fillojmë procesin e ristrukturimit dhe të një reforme tërësore në tekstet shkollore për vitin tjetër. Tekstet që lidhen me lëndët shkencore do bëhen konform të gjithë standardeve europiane të teksteve më të mira. Ne do të kontraktojmë një shtëpi të huaj botuese prestigjoze europiane, e cila do të mundësojë në partneritet me ekipet shqiptare përshtatjen e këtyre teksteve. Dhe tekste nuk do të ketë më një mori alternativash, po një tekst të vetëm”.

Kaluan dy vite dhe asgjë s’ka ndryshuar. Asnjë prej premtimeve të zonjës Nikolla nuk është mbajtur dhe sot prindërit e mësuesit përballen me të njëjtën situatë kaotike me tekstet shkollore, si çdo shtator i mëparshëm.

Problemi i parë është se Ministria e Arsimit nuk ka pajisur ende shtëpitë botuese të librit shkollor me pullën e sigurisë për tekstet shkollore në prag të hapjes së sezonit të ri arsimor. Problemi i dytë është ai i teksteve të klasës së dhjetë, për miratimin e të cilave ishte sot afati i fundit. Shtëpitë botuese që fitojnë të drejtën të prodhojnë këto tekste, nuk kanë kohë të mjaftueshme për të garantuar sasinë e duhur në kohën e duhur për tekstet e klasave të dhjeta në të gjithë Shqipërinë. Më 13 shtator fillon viti i ri shkollor dhe deri atëherë mbeten vetëm dhjetë ditë kohë. Duke marrë parasysh procedurat burokratike të dy palëve, ministrisë dhe shtëpive botuese, duket se nxënësit e klasave të dhjeta do të shkojnë me çantën bosh jo vetëm ditën e parë të shkollës, po ndoshta disa muaj.

27.al kontaktoi disa shtëpi botuese, por edhe Ministrinë e Arsimit për të marrë sqarime rreth këtyre problemeve. Shtëpitë botuese konfirmojnë se shumica e teksteve shkollore kanë mangut pullën e sigurisë. Pullat e sigurisë të prodhuara për tekstet e viti kërkojnë një kohë të gjatë të mbërrijnë në Shqipëri pasi ato prodhohen në Kinë. Tenderi për prodhimin e tyre, duket se është organizuar vëtëm pak ditë më parë. Sidoqoftë, disa shtëpi botuese janë duke e zgjidhur një pjesë të problemit me pullat që ata kishin në magazinë nga viti i shkuar.

Ministria e Arsimit ka lënë në kufijtë ekstremë të kohës organizimin e tenderit për prodhimin e pullave të sigurisë. Për Ministrinë e Arsimit dhe udhëzimin e saj, kjo situatë është krejt normale. Ndërsa përgjigja e ministrisë pse nuk janë sot në treg tekstet shkollore është tipike burokratike: “Nuk ka përfunduar akoma afati që kemi përcaktuar në udhëzim”.

Ministria ka përcaktuar si kohë për ndarjen e librave afatin 25 gusht deri në 12 shtator, ndërkohë që dita e parë e shkollës është më 13 shtator. Pullat e sigurisë mund të mbërrijnë në Shqipëri në kufijtë e kohës së përcaktuar dhe librat mund të jenë të gjithë gati pikërisht më datë 12 shtator e sipas ministrisë është gjithçka në rregull.

Por, prindërit e nxënësit s’janë dakord, sepse më datë 12 shtator duhet të dynden të gjithë prindërit e Shqipërisë nëpër klasat që ka përcaktuar ministria për të ndarë librat dhe atje kuptohet se do të krijohet një situatë kaotike. Këtë e kemi përjetuar çdo shtator; rradhë të gjata prindërish e fëmijësh duke pritur pas dyerve për të marrë librat, sherr e shamatë mes tyre për prishjen e radhës, të shara shkollave e qeverisë, një katrahurë e vërtetë.

Ku janë premtimet e ministres Nikolla dhe çfarë do të bëjë ajo me deklaratat e saj kundër ish-zyrtarëve demokratë të ministrisë që ajo sot drejton, për vonesat në ndarjen e teksteve e të tjera probleme që e shoqërojnë? Asgjë nuk ka ndryshuar, madje situata është përkeqësuar.

Mjafton procedura e stërzgjatur dhe e dyshimet për disa tendera, që të mbahen peng gjithë nxënësit e Shqipërisë, që ata të mos kenë mundësinë të marrin në kohë librat e tyre. Të zvarriten deri kur ministria të jetë e bindur se tenderi për pullat, për tekstet e çfarëdolloj tenderi të jetë kopsitur siç duhet.
Ministrja e preferuar e Edi Ramës, “Po shkruan faqen e Rilindjes së arsimit parauniversitar” (Kështu shkruante Rama në facebook, në qershor 2014).

Etiketa: dita e pare e shkollesedi ramaLindita NikollaLuljeta ProgniRilindja e arsimitShqiperia e gjenerates tjetertekstet shkollore

Të Lidhura

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

nga 27
23:27 | 21/03/2023
0

Gjumi i mirë është jetik për ruajtjen e shëndetit të mirë mendor dhe fizik. Këto janë disa nga faktet më...

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

nga 27
23:15 | 21/03/2023
0

Kiara u surprizua nga vëllai saj i vogël. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamera me të, përmes ekranit që...

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

nga 27
23:03 | 21/03/2023
0

Nëse do të duhej t’i ndanim gratë në kategori sipas parfumit të tyre, atëherë ndoshta do ta bënim kështu: ato...

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

nga 27
23:01 | 21/03/2023
0

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë...

Para
Lëkundje tërmeti, epiqendra Librazhd

Lëkundje tërmeti, epiqendra Librazhd

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com