Pas seancës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka mbledh kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka nisur që prej orës 20:00 në selinë rozë, ku ka mbërritur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Elisa Spiropali, si edhe Drejtoresha e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, Eridana Cano.
Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë gara për zgjedhjet e pjesshme vendore, si edhe Këshillimi Kombëtar. Kujtojmë se një nga pikat e Këshillimit Kombëtar është edhe legalizimi i kanabisit.