Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish mbështetësit e opozitës se kush kryen krim elektoral nuk do të lejohet të dalë jashtë vendit për 5 deri në 10 vite.
Në një takim me banorët në Tiranë, Rama tha se kjo masë do të kalojë nesër në parlament.
“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.