Rama, kënaqësia e habitshme e të pasurit të gjithë kundër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, kënaqësia e habitshme e të pasurit të gjithë kundër

10:15 | 16/08/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Vera e nxehtë po i drejtohet fundit dhe po ashtu edhe pushimet e gjata të politikës po mbarojnë. Kur ka mbetur më pak se një vit nga mandati si kryeministër i marrë pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryeministri Edi Rama e sheh veten në një pozitë jo komode. Marrëdhënieve të acaruara me opozitën, i janë shtuar disa situata delikate brenda koalicionit, si dhe brenda partisë që ai drejton prej vjeshtës së vitit 2005. Është tërësisht i kuptueshëm dhe fiziologjik konflikti politik i kryeministrit me Bashën dhe Berishën, duke pasur parasysh se jemi në një ballafaqim normal mes pozitës dhe opozitës. Janë të kuptueshme deri diku edhe fërkimet e pakënaqësitë me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta, qoftë për shkak të interesave politike dhe ekonomike, por qoftë dhe për shkak të trazirës së madhe që shkaktoi mes dy krerëve partiakë reforma në drejtësi.

Sidoqoftë, tre vjet pasi ka nisur rrugën e qeverisjes së vendit, ajo që bie në sy është se Edi Rama nuk ka sot më pak kundërshtarë politikë rreth vetes, megjithëse pushteti që zotëron kryeministri, zakonisht ja zgjidh atij shumë nga hallet që i dalin përgjatë rrugës. Edhe brenda PS, grupit të saj parlamentar, kreu i socialistëve duket se ka një problem të hapur me pjesën e vjetër të partisë. Por jo vetëm me “senatorët” Ruçi, Dokle etj, por edhe me një fraksion si ai i Blushit, i cili krijon paqartësi e turbulenca brenda partisë. Të njëjtën situatë dhe të njëjtat marrëdhënie, por ku ka shumë më pak përgjegjësi, Rama i ka sot edhe me ato figura që dikur kanë qenë krerët zyrtarë të së majtës, si Nano e Meidani.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe nëse me këta persona kostot janë minimale, ajo që mbetet është linja e neglizhencës dhe e moskokëçarjes që ai përdor në përgjithësi ndaj detajeve dhe elementeve në dukje pa peshë dhe rëndësi. Por që në një moment dhe në një vend të caktuar mund të prishin diku një peshore votash dhe përkrahjeje. Pa mohuar faktin që në sfond tashmë qëndron e palëvizshme një mëri e heshtur e një pjese të bazës socialiste, e cila teksa sheh sesi aleatët e shkathët lësëistë i kanë zënë vendet e punës sa hap e mbyll sytë nëpër të gjitha poret e shtetit duhet të përtypë zhgënjimin në rritje ndaj asaj që kanë dëgjuar tre vjet më parë. Më pak se një vit nga ky moment, ato mijëra vështrime të ngrysura rrezikojnë të kthehen në vota të munguara. Si të mos mjaftonte kjo qasje diku shpërthyese e diku konfliktuale, Edi Rama i ka krijuar vetes dhe partisë së tij, me kalimin e viteve, një imazh (në fakt një kosto politike), i cili devijon vota dhe mbështetje në atë që mund të shihet si baza konservatore e PS. Shikoni çfarë ndodh në një ditë simbolike si 5 maji. Ndërkohë që Ilir Meta shkon në Varrezat e Dëshmorëve, për t’i përqafuar një e nga një të gjithë veteranët që ndodhen aty, Rama dërgon atje zëvendësin e tij. Si për t’i hedhur edhe më shumë ujë të ftohtë një marrëdhënieje edhe ashtu problematike me votuesit e tij më besnikë ndër vite. Pak javë më parë, kur disa media pranë LSI nxitën një thashethemnajë boshe në lidhje me gjoja spostimin e varrezave të dëshmorëve në Bathore (!), organizatat e veteranëve përdorën fjalët më të ashpra ndaj Ramës dhe qeverisë aktuale. Dikush kishte ngulur gishtin në plagë dhe reagimi erdhi. Për të ardhur më pas, në orët e fundit, kur kryeministri i vendit e vendos veten në një konflikt krejtësisht të panevojshëm në lidhje me dy basoreliefe sportistësh të fasadës së vjetër të stadiumit “Qemal Stafa”. E këtu duket se ndërthuren insistimi për të kërkuar e gjetur “antikomunizmin” edhe aty ku ai nuk ndodhet (tek veprat e mbetura të realsocializmit), por edhe arroganca krejt pa vend për të vepruar arbitrarisht me objekte që kanë nga pas një status mbrojtës ligjor.

Nuk tingëllon e tepruar të thuhet sot se Edi Rama e sheh veten përballë një liste jo të shkurtër kundërshtarësh e armiqsh. Qeveria e tij e dyzuar mes reformash të mëdha dhe premtimesh të pambajtura, është sot e rrethuar nga një pesimizëm qytetar i prekshëm, që nuk ndërron formë dhe përmasë nga fjalimet e gjata dhe prerjet e shiritave.

Një vit para zgjedhjeve Ramës i mbetet fare pak kohë që të korrigjojë një kurs konfliktual që ka krijuar me shumë komponente politike e sociale brenda vendit.

I duartrokitur për ngulmimin që po tregon për reformën në drejtësi, por edhe për të drejtpeshuar disa sektorë të tjerë si arsimi dhe energjia, ai ka sot barrën e vështirë të ndërmarrjes së lëvizjeve të zgjuara taktike, që do të pakësonin kundërshtarët dhe pesimistët, e do të ngrohin sadopak përkrahësit e ftohur. Sepse në fund të fundit, si sot dhjetë muaj, ai do të përballet jo më me opinione, sondazhe dhe perceptime, por me shifra të vërteta.

Nëse vërtetë ai beson se nga regjia ku është ulur, e ka sërish nën kontroll të plotë situatën, edhe me opozitën, LSI, një pjesë të të vetëve, një porcion jo të vogël të medias, të shoqërisë civile dhe votuesve të vet kundër, atëherë ai ka një problem serioz me instiktin e tij politik. Megjithëse e ka thënë e stërthënë se nuk është politikan, posti që mban nuk ja jep kurrsesi luksin të sillet si njeri i zakonshëm.

Por nuk i jep as luksin që të luftojë i vetëm kundër të gjithëve, të gjallëve e të vdekurve, frymorëve e sendeve, siç ka bërë një pjesë të  mirë të kohës, pas verës së vitit 2013.

/javanews.al/

Etiketa: edi ramaIlir MetaLSIPSSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Reforma në drejtësi, Rama: Lulzim Basha ka kohë deri më 21 korrik ora 10

Rama: Prisni edhe 10 vjet, do ta keni Shqipërinë që doni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com