Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit nga mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike.
Me thirrjet “Rama ik” qytetarët janë mbledhur në shenjë proteste.
Ndërkohë forca të shumta policore kanë bllokuar protestuesit, ndërsa ka patur edhe një përplasje mes tyre.