Maxhoranca në Parlamentin shqiptar do të kërkojë shtyrjen e afateve për punimet e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mesditën e sotme pritet që të dalë në konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili do të rendisë arsyet e kësaj kërkese që pritet t’i çohet kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se Rama e cilësoi si taleban Presidentin Meta në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtur javën e shkuar në lidhje me emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi nga Komisioni Hetimor të shtonte në axhendën e tij dhe këto shkelje sipas Ramës të kryera nga Presidenti Meta./faxnews