Nga Mesila Doda
Naiviteti dhe entuziazmi i shqiptarëve shumë shpesh më lë pa fjalë. Mos u gënjeni, Rama nuk ështe i djegur për të dalë në emisionin e Mamaqit, por është i dëshpëruar që t’i bëjë shqiptarët që të flasin për lakuriqësinë e dushit e gjumin e tij.
Skena thellësisht personale e intime për njeriun, në mënyrë që të harrohen firmat fallso e vjedhjet me PPP, që shqiptarët të harrojnë drogën, taksat, borxhet dhe investimet që shkojnë në dorën e oligarkëve dhe skandalet e dhunimeve të vajzave shqiptarë nga fëmijët e deputetëve të tij, dhe nga skandalet e qeverisjes, skandale që po e mbysin ditë për ditë.
Kaq në siklet është sa e vënë gjumin dhe dushin e tij në shërbim të haresë kolektive… Mos e harroni, ky nuk është hokatar… është thjesht hajdut psiqik.