• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama e dërgon Tahirin në thertore, me premtimin që aty nuk ka thika aq të mprehta…

12:04 | 07/05/2018
në Opinion
0

Nga Artur Zheji

Vjen një çast që edhe një politikan, tashmë i sprovuar dhe i kujdesshëm si Rama, rrëshqet keq, nën trysninë e nervave të lodhura, duke përgojuar një nga deputetët më të rëndësishëm referencialë për Shqipërinë si Krichbaum.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Adelaide Feilcke, drejtoresha për Europën e radiotelevizionit shtetëror gjerman DW, në lidhjen skype për emisionin 360grade, la të nënkuptohej se Krichbaum, përpunon, raporton dhe filtron, tezat thelbësore, që lidhen me vizionin e Kancelares Merkel, për Ballkanin dhe Shqipërinë.
Duke sulmuar dhe duke u tallur me Krichbaum, kryeministri u lëshua pas gafave të njëpasnjëshme, tepër të kushtueshme.

Por mbasi i dha vetes kënaqësinë për të shkarkuar dozën e helmuar të ironisë dhe sarkazmës ndaj Krichbaumit, u ul më pas si një qingj i butë dhe filloi të bëjë një e nga një, detyrat që Merkel i dha, në takimin kokë më kokë…

Duke filluar me ish ministrin Tahiri, që e detyroi të dorëzojë, mandatin e deputetit.
Duke bërë, pra si një qingj i trembur nga ujku, “detyrat e prera dhe të qarta të Merkelit”, kryeministri tangërlliks në media dhe me gazetarët, dërgoi fill më pas, “qingjin” Tahiri, drejt e në thertore, me fjalët e ëmbla premtuese se nuk do therej, se ai do t’i thoshte një fjalë të mire, personit të duhur të fshatit që merret me therjet…

Nga ana tjetër, Tahiri, me instiktin e vetmbrojtjes në kulmin e vet, del në media me të drejtë, duke na futur të gjithëve në punë, për ta mbajtur në qendër të vëmendjes, që të mos e “therin” prapa krahëve, përpara se të shkojë në “thertoren” e certifikuar dhe të licensuar.

Tani Prokuroria e krimeve të Rënda, i ka duart e lira, të veprojë sipas provave dhe sipas ligjit, Tahiri ka “0” mbrojtje institucionale dhe e mban të lirë, vetëm sistemi i garancive të cilat do të verifikohen me kalimin e kohës, sa të qëndrueshme dhe të paepura, ato do të jenë.

Sidoqoftë, Shumica qeverisëse, ka një neps të madh, për ta bërë të heshtë përfundimisht Sajmen, ndaj të cilit u mblodhën të gjitha “mëkatet” e qeverisjes 5 vjeçare të Ramës, në mënyrë krejt të padrejtë, por tashmë kështu ndodh kur të “kapin”.

Në të vërtetë sot, nuk flitet më për tendera, shpërdorime, PPP-ra, konçesione grabitqare dhe tonelata kokainë që vijojnë të qarkullojnë në Shqipëri, sot flitet vetëm për Tahirin.

Në vetvete edhe vetëm kjo, është një sukses i madh për Ramën, që ka drejtuar mjeshtërisht vëmendjen, nga kriza e besimit që shqiptarët kanë tashmë edhe ndaj tij, tek Sajmja.

Superlojë për besë!

 

Etiketa: Artur Zhejiedi ramaGjermaniaKrichbaumMerkelSaimir Tahirithika

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Zbulohen për herë të parë aventurat e Fishtës në rini, rebeli që tronditi Universitetin e Livnos

Zbulohen për herë të parë aventurat e Fishtës në rini, rebeli që tronditi Universitetin e Livnos

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –

Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –

16:36 | 26/03/2023
Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

16:18 | 26/03/2023
Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…

16:14 | 26/03/2023
Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –

Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –

16:10 | 26/03/2023
Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –

Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –

16:04 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –
  • Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin
  • Kurti në Tiranë, Edita Tahiri: Përdori ‘bashkimin kombëtar’ për…
  • Messi dhe Roccuzzo nuk përmbahen nën ritmin e muzikës latine –
  • Kombëtarja mbërrin në Varshavë me objektiv tre pikët –
  • Përmbyset autobusi në Sauk, 3 të lënduar

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –
  • Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com