Në sherrin e sotëm në Kuvend, është përfshirë edhe ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri. I devotshëm si deputet i PD-së, ai është afruar si të tjerët duke kërkuar shpjegime nga kryeministri për fyerjet nga foltorja e Kuvendit. Gjatë pushimit, kur palët ishin qetësuar, Rama bënte shëtitje i qetë në mesoret e sallës së Kuvendit dhe është përballur sërish me deputetin Tahiri. Si zakonisht, Rama nuk të fal për batuta i është kthyer Tahirit: :Dash mbaj fort dragën se Çameria të iku.”
Dragat janë anije rimorkatore, të cilat në bashkëpunim me partnerë italianë dhe kompaninë e ligjvënësit opozitar veprojnë në Portin e Vlorës.