Shoqata “Çamëria”, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shoqata “Çamëria” e Kosovës, por edhe përfaqësues të Iliridës kanë protestuar ditën e sjeshme para ambasadës greke në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”. Kjo ngjarje e rëndësishme, e cila u paralajmërua se është vetëm fillimi i “revoltës” që do të vijojë.
Mediat kryesore të Athinës, apo agjenci të mëdha botërore si Reuters, kanë pasqyruar gjerësisht tubimin e së shtunës para Ambasadës greke në Tiranë.
Ja çfarë shkruajnë mediat greke në lidhje me këtë protestë:
Gazeta Protothema
Shqipëria: Tubimi sfidë nga “Çamët”, kërkojnë që Greqia t’ju kërkoi falje
Antena News
Kryengritja e “Çamëve” kundër Greqisë
Eleftherotipos.gr
Shqiptarët kërkojnë që Greqia tju kërkoj “falje” për Çamët
Enikonomia.gr
Sfida e Çamëve të Shqipërisë: Kërkojnë që Greqia t’ju kërkojë falje
Thetoc.gr
Mbledhja sfiduese Çame tek Ambasada Greke në Tiranë