Pas çeljes së raportit pozitiv për Shqipërinë, për të cilën do të çeljen edhe negociatat me BE, Kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp.
“Jam i emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë, por jam edhe shumë krenar, sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh. Një falenderim për ata që kush më shumë e kush më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të rrugës së vetme për shqiptarët, atë drejt BE-së.
Europa nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat. Rekomandimi është njohja e meriatave tona në fushën e reformave dhe me luftë të vërtetë kundër armiqëve të shoqërisë dhe shtetit, krimit dhe korrupsionit”, është shprehur Rama.