Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: Akuzat e dala nga përgjimet nuk nxjerrin konkluzione për vjedhje votash

Nga Ejona 0

Kryeministri Edi Rama është shprehur në emisionin Opinion se akuzat e dala nga përgjimet nuk nxjerrin konkluzione për vjedhje votash nga qeveria.

Rama tha se për këto akuza nuk është bërë asnjë hetim nga prokurori i çështjes, dhe se nuk i takon atij të ndërhyjë.

“Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush, ka përgjime të dala që në dijeninë time ka një hetim për sekretin hetimor. Këto përgjime të dala janë në shkelje të sekretit hetimor. Unë nuk jam përgjegjës për hetimet, pyesin prokurorët. Asnjë gazetar e asnjë media nuk kanë detyrë të mbajnë sekrete, por nga prokuroria ka përgjegjës, ata që i kanë nxjerrë. Në bazë përgjimesh nuk mund të nxirren konkluzione.

Nuk është bërë asnjë hetim nga prokurori i çështjes, këtë e di nga deklarata zyrtare. Pyetja është a mundet dot një vend të pushtohet nga këto sallatë fjalësh. Nuk mundet kurrë që një opozitë ti thotë qeverisë ti duhet të ikësh nga këto përgjime. Unë nuk kam të drejtë të thërrasë asnjë prokuror, prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj të veprimtarisë kaq. Asnjëherë nuk kam dalë dhe të kem folur në mënyrë të tillë që të kem influencuar.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej