Qytetarët e Durrësit “shpallin” në kërkim deputetët e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarët e Durrësit “shpallin” në kërkim deputetët e tyre

16:36 | 12/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Elkier Bushkolaj

Ditë më parë, në shumë televizione e portale gjeti hapësirë lajmi ku deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i kërkonte llogari aktorit, Robert Ndrenika, që përse në kohën kur kishte qenë deputet, në fillim të viteve ’90, nuk i kishte kërkuar Sali Berishës ndërtimin e një teatri të ri.

Prej 1 viti, Fidel Ylli, përfaqëson në Parlamentin e Shqipërisë qytetarët e Durrësit, ku ai ishte i treti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, ndërkohë unë nuk kam rastisur ta dëgjoj atë në Kuvend, apo komisione të shprehë ndonjë shqetësim lidhur më problemet që kanë mbërthyer Durrësin, e aq më pak të bëjë ndonjë denoncim në media, a thua se në Durrës jetohet më mirë se në vendet skandinave.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Deputetët që vijnë përpara tij në listën e deputetëve të Durrësit, shumë pak gjëra i lidhin me këtë qytet.
Kryesuesja e listës së deputetëve socialistë në qarkun e Durrësit, Eglantina Gjermeni, përfaqëson Krujën, ndërsa pas saj vjen Milva Ekonomi, e cila është nga një familje durrsake, por gjithë aktivitetin e saj profesional dhe politik e ka zhvilluar kryesisht në Tiranë.

Këta tre emra që përmenda, me Durrësin i lidh logoja e Partisë Socialiste, e me siguri restorantet në zonën e Vollgës; pasi ndaj bindjen se po t’i pyesësh për rrugët që përmbyten sa herë bie shi në këtë qytet, s’e kanë idenë ku i bien.
T’i pyesësh, gjithashtu, për problemet që shqetësojnë qytetarët e zonave të ndryshme të këtij rrethi me siguri do të ngrenë supet.

Ky importim deputetësh ndodh pikërisht në qytetin që edhe diktatori Enver Hoxha nuk kishte dëshirë ta vizitonte shpesh, sepse kurrë nuk mbusheshin rrugët me qytetarët që e prisnin me këngë, duartrokitje e me valle.

Në radhë pas Yllit vjen Ilir Ndraxhi, përfaqësues i Shijakut. I pesti në listë është Roland Xhelili, përfaqësues i gardës vjetër të socialistëve dhe qytetarëve durrsake, por siç duket partia nuk e ka fort për zemër ta promovojë.

Pas tij vijnë deputetët Jurgins Çyrbja, Rrahman Rraja, Klodiana Spahiu, deputetë që përfaqësojnë banorët e zonave të ndryshme të Durrësit e Krujës.

Jo më shumë korrekte me banorët e Durrësit u soll edhe Partia Demokratike, e cila këtë herë mori vetëm 4 deputetë, e për ironi të fatit Agron Duka që ishte i 5-ti në listë dhe gëzonte mbështetjen më të madhe në elektorat mbeti jashtë parlamentit.

Lista kryesohet nga Oerd Bylykbashi, i cili është një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve ligjore, por e njeh pak terrenin politik në një rreth si Durrësi, ku votuesi është shumë kërkues.

Konfliktet e Bylykbashit me drejtuesit e degës së Partisë Demokratike, i kushtuan shumë kësaj force politike. Pas tij vjen Fatbardha Kadiu, pedagoge përfaqësuese e qytetarisë durrsake, por një figurë politike jo shumë e njohur nga demokratët durrsakë.

Edi Paloka është i 3-ti në listën e demokratëve e pas tij vjen, Florion Mima, që më Durrësin e lidh vetëm origjina e familjes tij.

Këto prurje nga Tirana nuk rezultuan të suksesshme për Partinë Demokratike, e këtë e treguan edhe votat e marra në 2017, që ishin pak a shumë në një linjë me dështimin e 2015, kur Grida Duma humbi me mbi 14 mijë vota diferencë përballë Vangjush Dakos.

Ky i fundit është përfituesi më i madh i kësaj panorame me përfaqësuesit e Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë.

Qytetaret e Durrësit mesa duket i ka marrë malli për beteja elektorale si ajo e 2005-s, kur një politikan i ri, si Sokol Olldashi, sfidonte në bastionin e tij Agron Dukën, i cili mbante edhe postin e Ministrit të Bujqësisë, kur Gazmend Oketa mposhtte Gjergj Kojën, Ministër Shëndetësie asokohe, apo kur Vangjush Dako e fitonte garën për kryebashkiak kundër Armand Telitit, me 320 vota diferencë.

Etiketa: deputetëDurrëselkier bushkolajgazmend oketaPDPSSokol Olldashi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Bushpepa këndon i 12-i sonte, ja favoritët për të fituar Eurovizionin

Bushpepa këndon i 12-i sonte, ja favoritët për të fituar Eurovizionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

08:04 | 16/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com