Nga Armand Plaka
Përshëndetje, kam rënë rastësisht në gjurme të kësaj gravure, marrë në arkivat e qytetit të Marburgut në Gjermani, e cila paraqet një “qen shqiptar” që ndeshet me një luan, shkëputur nga një vëllim me titull: Udhëtim drejt Jeruzalemit!, realizuar në vitet 1460-1470, rizbuluar në vitet ’60 të shekullit të shkuar.
Akoma s’jam marrë në thellesi, sepse po shihja për të tjera çështje, por sidoqoftë me bëri përshtypje se aty qeni paraqitet në ndeshje me luanin, çka ështe diçka e rrallë jo vetëm në territorin shqiptar, por edhe në atë ballkanik e europian në përgjithësi.
Mundësia është që këta autorët që ishin njëkohësisht edhe pelegrinë katolikë që vizituan Jeruzalemin, të kenë marrë me vete edhe qen shqiptarë si një racë e fortë që do i mbronte ata edhe përballë bishave që mund të ndeshnin në ato territore të Lindjes së Mesme ( Afërme).
Është hera e parë që e shoh të përmendet termi “Qeni shqiptar” ( nuk marr përsipër të them ka dalë ndërkohë apo jo 100% me parë në publik, por mua ashtu më rezulton) duke e afirmuar si një racë e veçantë, edhe pse ne sot nuk njohim ndonjë të tillë mes shumë racave që shohim.
Jam i bindur se edhe nëse flasim me ndonjë specialist të fushës ( pasi edhe vetë jam i apasionuar pas qenve) nuk na rezulton ndonje i tillë, veç “Qenit të Sharrit”, i cili nga kjo gravure le të kuptohet se nuk i ngjason, pasi ky duket tejet i hollë dhe i zhdërvjellët.
Sigurisht se mund të ketë qenë edhe thjesht një qen çfarëdo, marrë në territoret shqiptare gjatë udhetimit të pelegrinëve, të cilin ata kanë dashur ta quajnë “qeni shqiptar” pa iu referuar ndonjë race të veçantë.