Qëlluan me armë zjarri drejt një banese, arrestohen dy persona në Korçë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëlluan me armë zjarri drejt një banese, arrestohen dy persona në Korçë

20:05 | 10/01/2020
në Shqiperi
0

Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Korçës dhe shpall në kërkim një tjetër, të tre me precedent të mëparshëm penal, të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, si tentativë vrasje, kanosje, vjedhje.

Ndërsa janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, njëri prej të cilëve gjatë këtij operacioni, kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Policia njofton se është sekuestruar edhe një armë gjahu si dhe sende të vjedhura.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të tyre, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start 2020” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

• B. Q., 28 vjeç,

• D. S., 28 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. A., 24 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve E. F, 27 vjeç dhe V. K., 48 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë fazave të këtij operacioni, rezulton se dy shtetasit e ndaluar, B. Q; D. S., si dhe shtetasi i shpallur në kërkim K.A., të cilët kanë precedent të mëparshëm penal, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 30.08.2019, në lagjen nr. 2, Korçë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit J. K., pa shkaktuar dëme në njerëz.

Më datë 20.12.2019, në lagjen nr. 7, Korçë, në lokalin e shtetasit E. S., shtetasi A. Z. (i cili u arrestua në flagrancë për këtë ngjarje) në bashkëpunim me shtetasin B. Q., kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Më datë 08.01.2020, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi B. Q., dhe K. A., për motive të dobëta dyshohet se nëpërmjet kërcënimit të armës, kanë kanosur shtetasin N. F.

Më datë 07.01.2020, në lagjen nr. 14, Korçë, kanë thyer xhamin e automjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit B. R., ku kanë vjedhur 100 euro dhe një çantë me dokumente.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 15., Korçë, kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të shtetasit M. P.

Më datë 09.01.2020, në lagjen nr. 14., Korçë, kanë vjedhur 50.000 lekë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. R.

Më datë 10.01.2020, në lagjen nr. 4., Korçë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases V. K.

Shtetasi E. F., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe së bashku me shtetasin V. K., dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje shtetasi K. A., dy televizorë plazma dhe gjashtë telefona celularë.

Materialet hetimore në ngarkim të pesë shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Etiketa: armearme zjarriarrestimpolicia e korces

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shqiptari me aftësi të kufizuara gjendet i pajetë në një qeli në Londër

Shqiptari me aftësi të kufizuara gjendet i pajetë në një qeli në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –

11:48 | 23/04/2026
E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

11:30 | 23/04/2026
Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

11:02 | 23/04/2026
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

10:39 | 23/04/2026
Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

10:11 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –
  • E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –
  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –
  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –
  • Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –
  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miliona euro abuzime me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun –
  • E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com