Presidenti rus Vladimir Putin në një dektlaratë të dhënë për mediat ka folur në lidhje me situatën e krijuar prej Covid-19, ndërsa theksoi se dy-tre javët e ardhshme do të jenë vendimtare përcaktuese për rrjedhën e pandemisë.
“Ne studiojmë me kujdes përvojën e të gjitha vendeve që gjithashtu u përballën me kërcënimin e koronavirusit, dhe kjo përvojë thotë se katër deri në pesë javë të para në epidemi janë më të vështirat.
Kjo do të thotë që dy-tre javët e ardhshme do të jenë përcaktuese. Kjo është periudha kur kërkohet përqendrim maksimal i të gjitha burimeve nga ne, si dhe respektim i rreptë i rekomandimeve mjekësore dhe masave parandaluese që janë prezantuar në çdo rajon sot”, u shpreh Putin.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







