Kur bëhet fjalë për punën më të rëndë, kujdo i shkon mendja tek ndërtimi apo minierat, mirëpo Haradinaj ka një mendim krejt të kundërt.
Për kreun e qeverisë kosovare, puna më e rëndë është ajo e kryeministrit.
“Për kah puna në Kosovë, puna më e rëndë është e kryetarit të Qeverisë, mua më duket që është puna më e rëndë… Jam për ligj për kategorizimit të pagave, të mjekëve e kirurgëve, mirëpo vendimmarrësit edhe i nëpërkëmbni qoftë edhe në pagë, nuk është tregues i mirë për atë vend. Dikush e merr rrogën 300 euro, por asnjë përgjegjësi përpos vetës nuk mban. Dikush që mban përgjegjësi për 2 miliardë të buxhetit është pak më ndryshe bre”, ka thënë Haradinaj gjatë interpelancës së tij për rritjen e pagës së zyrtarëve të lartë qeveritarë, të thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja.