Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: Droga i shpëtoi kontrollit të vendeve të BE, e kapëm ne

Nga Media 0

Rama ka deklaruar se droga e kapur në Shqipëri ka arritur t’u shpëtojë kontrolleve të porteve të Bashkimit Europian duke u kapur  në vendin tonë.

“Operacioni më i fundit i agjencive tona ligjzbatuese; hetimi doganor, dhe policia  e shtetit, me mbështetje e Prokurorisë, pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me solidaritet maksimal, duke pasur parasysh se ngarkesa  kapur përbën një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh. Një sasi që para se të vinte në vendin tonë, ka kaluar në portet e bashkimit evropian dhe i ka shpëtuar kontrolleve” tha Rama.

Ky prononcim për mediat u bë pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë Borisov në Sofje të Bullgarisë, vend i cili ka presidencën e radhës së BE.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej