Pukë/ Sekuestrohen 37 kg tritol dhe 170 kg kanabis sativa

0
932

Agjentë të policisë së Pukës kanë kurorëzuar pasditen e së premtes një operacion, në kuadër të të cilit janë sekuestruar eksploziv dhe lëndë narkotike.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, në tërësi janë sekuestruar 46 kallëpe tritol me peshë totale 37 kg dhe 170 kilogramë kanabis sativa.

Lënda plasëse dhe substancat narkotike janë gjetur në një banesë të braktisur në fshatin Dom dhe në lidhje me to janë shpallur në kërkim tre persona, familjarë.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.