“Pse fshihet numri real i tamponëve”, Bardh Spahia akuzon qeverinë: Qytetarët po presin me javë për të bërë testin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pse fshihet numri real i tamponëve”, Bardh Spahia akuzon qeverinë: Qytetarët po presin me javë për të bërë testin

06:11 | 27/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë se po fsheh numrin real të tamponëve që bëhen çdo ditë.

Ai thotë se qytetarët që shfaqin simptoma zgjedhin të vetëizolohen dhe presin me javë që t’u bëhet tamponi, por strukturat e papërgjegjshme të qeverisë I vonojnë kryerjen e testit.

“Pse fshihet numri real i testimeve molekulare (tamponëve), por përcillet një shifër totale bashkë me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë? Pse u vonua kaq shumë liberalizimi i këtyre testimeve, që përkundër propagandës, ka të dukshme mungesën e kapaciteteve si teknike ashtu edhe njerëzore? Si mund të bëhen vetëm 304 testime (dje) në këtë situatë?”, shkruan Spahia ndër të tjera.

Postimi i plotë:

HUMBJA E BESIMIT, KOSTO PER QYTETARET EDHE NE KOHE COVID-I, PASI DUHET TE MBAJNE NE KURRIZ NJE QEVERI TE PAPERGJEGJSHME!

Sa më shumë rritet shifra e të infektuarve, aq më të braktisur ndihen qytetarët e aq më pak i vihet veshi “këshillave” e gjobave të qeverisë, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19. Dhe kjo është fatkeqësi, sepse dëshmon se sa i pabesueshëm është bërë Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësisë, që duhet të menaxhonin sigurinë shëndetësore të qytetarëve në këtë kohë pandemie!

Kjo qeveri dështoi, duke u bërë e pabesueshme, sepse karantinimin ekstrem, ku i nënshtroi qytetarët, nuk e shfrytëzoi për marrje masash e rritje kapacitetesh! Rihapja dëshmoi se sa e papërgatitur dhe pa strategji ishte qeveria për këtë agresivitet të virusit. Edi Ramës dhe ministres së tij të shëndetësisë, që injoruan cdo sugjerim, si nga opozita edhe profesionistë të fushës, iu deshën 4 muaj për të “aktivizuar” vetëm me fjalë e sa për shoë një laborator të dytë testimesh, atë të QSUT-së, edhe pse cdo herë mohonin të kishin probleme kapacitetesh për teste. Mbetemi të fundit në rajon për numrin e ulët të testeve dhe i njëjti model vijon edhe pse rezultojnë mbi 25 % të infektuar, nga të testuarit ditorë. Mungesa e transparencës është në përmasa olimpike.

Pse fshihet numri real i testimeve molekulare (tamponëve), por përcillet një shifër totale bashkë me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë? Pse u vonua kaq shumë liberalizimi i këtyre testimeve, që përkundër propagandës, ka të dukshme mungesën e kapaciteteve si teknike ashtu edhe njerëzore? Si mund të bëhen vetëm 304 testime (dje) në këtë situatë?

Vatrat e rritura të infeksionit, si në spitale e institucione janë dëshmia se si protokollet nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve, të cilët për pasojë vazhdojnë punën, apo edhe në gjurmimin e kontakteve e karantinimin e tyre. Dhe fatkeqësisht me këtë lloj papërgjegjshmërie, trajtohet edhe personeli mjekësor i infektuar.

Cdo ditë e më shumë denoncohen raste të qytetarëve që me shfaqjen e simptomave zgjedhin të vetizolohen me ndjenjë pergjegjësie ndërsa presin më kot për ditë e javë të tëra një test nga strukturat e qeverisë së papërgjegjshme.

Nga ana tjetër, mungesa e trajtimit mjekësor, po deklarohet me zë e figurë nga vetë mjekët e spitaleve Covid, se pacientët u vijnë në gjendje kritike, atëherë kur shanset për t’i kuruar mbeten tejet të ulëta. Përse kjo lloj papërgjegjshmërie? Kemi mungesë kapacitetesh? Kemi mungesë testesh? Kemi mungesë ilacesh? Prandaj shfaqen shishe uji përkrah serumeve në fotot që shpërndan ministrja e shëndetësisë? Me cfarë po kurohen të infektuarit me Covid në spitale?

Kjo mungesë transparence dhe propaganda verbale e vizive me kamerat e ERTV-së, bëjnë që qytetarët me të drejtë të mos besojnë më tek qeveria, e për pasojë as tek këshillat e saj! Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të kesh një qeveri të tillë!

Etiketa: Bardh SpahiaKoronavirusiQeveriaqytetaresimptomatamponëtesti

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

nga 27
07:49 | 24/02/2026
0

DASHI Qielli po ju vë në provë, jo për t’ju ndëshkuar: për t’ju ndihmuar të rriteni. Jeni në një fazë...

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

nga 27
07:43 | 24/02/2026
0

Ditën e sotme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet...

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Para
Policia e Durrësit shkul çadrat dhe shezlongët nga plazhi, gjobit e kërcënon pronarët

E diela bashkon qytetarët drejt plazhit, Policia informon mbi situatën: Ja akset me fluks të rënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

07:49 | 24/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

07:43 | 24/02/2026
“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –
  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com