Ata që propaganduan se protesta e studentëve degjeneroi dhe dështoi, duhet të jenë paksa të zhgënjyer, sepse protesta jo vetëm po vazhdon, por nuk shterron në ndërrimin e formës së saj.
Sot, studentët janë mbyllur brenda fakulteteve, duke bllokuar hyrjet kryesore.
Në Fakultetin Juridik, një pjesë e rebelëve thotë që do të qëndrojnë aty deri të dielën, në pritje të plotësimit nga qeveria të kërkesave që i kanë paraqitur.