Studentët e nisur nga Korpusi, të cilëve iu bashkuan sot edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, janë duke marshuar mespërmes Tiranës me thirrjet: “Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene!”, “Jashtë politika, jashtë organizatat!”, “Këtu nuk ka parti, ka vetëm rini!”.
Por, aty ka spikatur paralajmërimi; grevë urie të martën, nëse s’plotësohen kërkesat.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/729881227397786/?q=SYRI.net&epa=SEARCH_BOX
Studentët kanë mbushur rrugën e Durrësit dhe kanë bllokuar qarkullimin. Thirrjet e tyre të shoqëruara nga bilbilë e megafonë, janë të fuqishme dhe i kërkojnë ndër të tjera ministres Lindita Nikolla të dalë në bulevard dhe t’u bashkohet atyre.