Protesta si shans i fundit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta si shans i fundit!

09:22 | 10/12/2018
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lutfi Dervishi

Presidenti Republikës thotë se mbështet protestën e studentëve. Kryeministri ëndërron që të jetë sot student. Ministrja Arsimit thotë se në çdo rast studentët kanë të drejtë. Pedagogët janë me studentët. Studentët e rretheve janë me studentët në Tiranë. Opozita afëmendsh është sy e vesh te protesta më e madhe e studentëve që nga kolapsi i regjimit komunist 28 vjet më parë. Media (tradicionale dhe e re) është live dhe komenton protestën! Gjithë protestat e tjera (Teatri, Astiri, Shkoza…) janë me protestën, edhe pse refuzohen nga protestuesit studentë! Kush është kundër?!!
Në protestë nuk janë studentët që studiojnë jashtë, nuk janë studentët e universiteteve private. Janë ata që kanë “mbetur”.
Studentët kanë bërë publike 8 kërkesa, por pritshmëritë ndaj protestës i kalojnë 8 pikat dhe janë shumë më të mëdha.
Studentët sot kanë përballë ish studentë të Dhjetorit ’90, të cilët janë në krye të sistemit.
28 vjet më parë studentët ndihmuan në kolapsin e regjimit komunist. A do të ndihmojnë studentët sot në kolapsin e dytë, kolapsin e tranzicionit të stërgjatur?
Historitë e lëvizjeve të mëdha kanë nisur pa njoftuar datën dhe gati të gjtha kanë nisur për shkaqe “minore”. Shpallja e një tarife për studentët përsëritës ishte pika që derdhi zemërimin e akumuluar, jo thjesht ndaj kushteve të jetesës dhe studimit, por për varfërinë në rritje dhe mungesën e shpresës.
Është zemërimi ndaj një sistemi, ku koktejli i arrogancës, abuzimit, indiferencës, pandëshkueshmërisë dhe talljes me varfërinë ka dehur 0.1% dhe ka varfëruar 99.99%.
Nga Shqipëria, sot largohet “shtresa e mesme” dhe në vend ka mbetur 99% përballë 1% që as e ka idenë se çfarë do të thotë kalosh muajin me një pension, të paguash faturat në rritje dhe të përballesh me shërbime minimale!
Protesta e studentëve është sinjal për “sistemin” që duhet të lëvizë në të kundërt do të shembet. Është sinjal që gjërat duhet të ndryshojnë me shpejtësi para se të jetë vonë.
Protesta është sinjal për partitë ekzistuese se duhet të ndryshojnë rrënjësisht, nëse nuk do të duan të kenë përballë një lëvizje që t’i fshijë nga sistemi dhe t’i kalojë në librat e historisë.
Protesta është sinjal për drejtësinë që duhet të lëvizë dhe jo të presë ta pyesë media Prokuroren e Përgjithshme: “A ke hapur hetim për fallsifikimin diletant të tenderit 18 milionë euro për 10000 cm rrugë?”
Protesta është sinjal për “oligarkët” se nuk mund t’i kenë të gjitha, se në momentin që do t’i kenë të gjitha nuk do të kenë vend ku t’i vënë.
Protesta është sinjal për median (tradicionale) që duhet të kujtohet se ka jetë edhe përtej jetës së liderëve, institucioneve dhe jetës virtuale.
Protesta është sinjal se nuk mund të vijojë pafundësisht që edhe të tërhiqet litari edhe të trashet zullumi!
Protesta apolitike është sinjal se zemërimi është në muajin e 9 -të dhe mund të lindë një lëvizje politike si përgjigje ndaj kokëfortësisë dhe vërbërisë ndaj varfërisë në rritje për 99% dhe pasurimit galopant për 0.1%.

Etiketa: AstiriLutfi Dervishiopozitaprotestashans i fundit!Shkozateatri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Shqipëria, vendlindja jonë, por ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com