Protesta, si një test real për hallet e opozitës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, si një test real për hallet e opozitës

09:04 | 12/01/2018
në Opinion
0

Nga Alfred Peza

Retorika e zhvillimit të një proteste nga ana e opozitës, ka filluar përpara afër tri javësh, për një aksion politik dhe një ushtrim demokracie, që pritet të konkludohet ndoshta pas afër tri javësh të tjera. Një nismë që është artikuluar për herë të parë pas 18 dhjetorit, kur u zhvillua seanca e zgjedhjes së Kryeprokurores së Re të Përgjithshme.

Pavarësisht se kush është sebebi prapa shkakut real, pavarësisht se po përdoret një artific politik në vend të një kauze të vërtetë, momente të tilla shërbejnë si pika shumë të rëndësishme për këdo opozitë, që të maksimizojë fuqinë e vet, kundër një mazhorance të përbërë nga një parti e vetme në pushtet, e që sapo ka nisur e qetë ushtrimin e mandatit të saj të dytë qeverisës. Qoftë edhe thjeshtë e vetëm për të mbajtur të gjallë frymën opozitare, shpresën dhe optimizmin tek mbështetësit, përkrahësit dhe votuesit e tyre.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Më shumë se një mundësi për të parë dhe më mirë problemet e mazhorancës, protesta po provokon duke ekspozuar si rrallëherë publikisht, problemet e mëdha dhe reale të opozitës vetë.

Le t’i parashtrojmë me radhë të gjitha momentet se ku shfaqet kjo problematikë.

Së pari, opozita në vend që të ishte e unifikuar, e bashkuar, e bërë njësh kundër qeverisë, ajo duket sot më e përçarë dhe e ndarë se kurrë më parë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit të kaluar. Jo në një. As në dy. Por në plot tri kampe të mëdha e të ndryshme, dukeshëm me qëndrime diametralisht të kundërta e shumë larg njëra tjetrës.

Së dyti, PD si partia më e madhe e opozitës dhe kryetari i saj Lulzim Basha, në vend që të ishin në krye të gjithçkaje që lidhet me aksionin e lançuar prej tyre, si violinë e parë e kësaj orkestre të çakorduar, duket çuditërisht të jetë LSI dhe kryetarja e saj Monika Kryemadhi. E cila është shumë më aktive, shumë më e vendosur dhe më e qartë në opozitarizmin e saj.

Së treti, ka një xhelozi dhe mospranim të dukshëm mes qëndrestarëve dhe besnikëve të vjetër të PD, e mishëruar tek partitë tradicionale të së djathtës dhe kryetarët e tyre deputetë dhe opozitës së re, të përfaqësuar nga LSI.

Së katërti, kryetari i opozitës Lulzim Basha, nuk po e luan dot rolin e tij për të qëndruar mes palëve dhe nëpërmjet autoritetit të më të madhit, ti bashkojë e ti unifikojë ata, rreth një qëllimi më të madh politik. Me mungesën e një autoriteti të padiskutueshëm dhe me pavendosmërinë e tij, në vend të bashkimit, duket se ai po ndihmon në thellimin e çarjes.

Së pesti, aq i pafuqishëm duket lideri i opozitës për të vendosur rregull “në mbretërinë e hatërmbetjeve opozitare” sa ende edhe pas kaq ditësh, nuk cakton dot saktësisht e zyrtarisht qoftë edhe një datë, orë apo vend, për mbajtjen e kësaj proteste.

Së fundi, si të mos mjaftonte e gjitha çfarë ndodh me lidershipin opozitar brenda gardhit të SHQUP, problemi më i madh e që përcakton gjithë problemet e tjera, duket se ndodhet jashtë atij rrethimi. E ai duhet kërkuar tek njerëzit, tek qytetarët opozitarë, tek anëtarësia, tek degët, kryetarët e tyrë nëpër bashki dhe strukturat e tjera partiake, të cilat me siguri ndjejnë ftohtësinë dhe pafuqinë për të motivuar dhe mobilizuar protestuesit. Sepse vetëm ata janë faktori venditar i suksesit apo i dështimit të protestës së parë opozitare për vitin e ri 2018. E ta mendosh që ky problem, buron në radhë të parë me sa duket, nga PD nga ajo parti, që organizonte çdo ditë protesta të tilla përgjatë opozitës së parë.

E parë nga ky këndvështrim, më shumë sesa hall i PS-së, i qeverisë, i pushtetit dhe i mazhorancës, protesta duket se është shndërruar në një hall të madh për opozitën vetë. Ndaj duhet ta mirëkuptojmë edhe hutimin dhe pavendosmërinë e krerëve të saj, gjatë këtyre orëve e ditëve të vështira për të.

https://alpenews.al/alfred-peza-protesta-si-nje-test-real-per-hallet-e-opozites/

Etiketa: Alfred PezahallopozitaPDprotestaPS

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E shkarkoi nga detyra, prokurorja padit Arta Markun

E shkarkoi nga detyra, prokurorja padit Arta Markun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com