Me mesazhin “Ne jemi Maqedoni” dhe nën organizimin e lëvizjes “Emri jonë, e drejta jonë”, në sheshin “Maqedonia” në Shkup u protestua kundër ndërrimit të emrit kushtetues dhe identitetit. Protestuesit theksuan se janë të pakënaqur nga politikat që i cenojnë interesat kombëtare të popullit maqedonas.
Një prej kërkesave ishte edhe ndërprerja e bisedimeve dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Në të njëjtën kohë që protestohej në Shkup, protesta të maqedonasve të diasporës u organizuan edhe në vende të ndryshme të botës. Në protestën në Australi, një pjesë e protestuesve dogjën fotografinë e kryeministrit, Zoran Zaev.