Prof. Mufaku, kush jeni  ju? Kush ju tha që ne kemi prejardhje arabe? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prof. Mufaku, kush jeni  ju? Kush ju tha që ne kemi prejardhje arabe?

10:00 | 14/09/2021
në Kryesore
0

Shkruan Fahri Xharra

Doja edhe unë në kafen e Rrugës së Ngushtë, në Gjakovë, pranë kafes italiane t’i përmblidhja do shkrime, të cilat janë brenga më shqetësuese  kombëtare; Prejardhja e shqiptarëve? Ishte viti 2015, viti i përmbysjes totale morale të shqiptarëve në të gjitha tokat e veta.

Po çka na ligjëroi hoxha dhe i helmoi dhe qindra të rinj e pleq?

Read more

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

“- Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë.

– Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit.

– Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi.

– Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë.

– Më 1389, kur erdhi osmanlliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanlliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve”.

Vetëmohimi kombëtar nga vetë shqiptarët kishte nisur herët, ashtu në atë mënyrë që ne nuk guxonim as të flisnim e as të reagonim, se përse bëhej në emër të shkencës: “Në universitetin gjysmë të braktisur, ndërsa shokët copëtoheshin nga tanket, në një kthinë të heshtur, një student nga Peja vijonte të shkruante doktoratën e vet “Zanafilla arabe e shqiptarëve”. Është “doktori” i ardhshëm Muhamed Mufaku. Ai që do t’i gjendej pranë Serbisë në orët e këqija të saj. Më pranë se tanket. Doktorata e Mufakut tridhjetë e ca vite më parë dëshmon që projekti i turqizmit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë një frymëzim i rastit” (Në kafen Rostand f. 172).

“Hoxhë” Irfan Salihu në të ardhmen mund të prezantohet edhe si myderiz, myezin, myftar e çka jo tjetër, por këta tituj të shpifur nuk do t’i bëjnë të besueshme dhe shkencore përrallat e tij. Megjithatë, është e tmerrshme që imamë të tillë kaq të poshtër lejohen të flasin publikisht nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila gjatë viteve të fundit është shndërruar në çerdhe gjarpinjsh antishqiptarë. Me fenë islame kjo propagandë nuk ka të bëjë asgjë. Paraqitjet si kjo e Irfan Salihut janë pjesë e një agjende antishqiptare dhe tregojnë se në çfarë mjerimi gjendemi si shoqëri” (Enver Robelli).

Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoratë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë që lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjesë nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur, e cila flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe. Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin “Tuarih Tuaf”, në të cilën shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane” (Ismail Kadare).

“Deri tani Kadareja u shfaq me qëndrime antiturke,  antiaziatike, antikomuniste e antiislame, që i lidh ato me mjeshtëri, kurse tani merret me “makthin” e “arabizmit” të shqiptarëve”,- ankohet Dr. Mufaku.

Sa vështirë kur dikush ta paralizon mendimin e porositur zoti Mufaku!

Kadareja e kishte përrallosur historianen franceze Nathalie Clayer dhe librin e saj “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” për veprën e saj “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” dhe Mufaku e ndiente veten të ofenduar me qëndrimin e Kadaresë; normalisht prekëse, kur dikush e thyen teorinë serbe për “prejardhjen “arabe të shqiptarëve”.

“E për këtë niset nga disertacioni im “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” që u mbrojt në Universitetin e Prishtinës në vjeshtë të vitit 1981 dhe u botua si libër në Tiranë më 2009. Pasi që në hyrje është dashur të shkruhet për lidhjet historike është përmendur një traditë e pasur që trashëgohej me shekuj te shqiptarët e te arabët për “prejardhjen arabe të shqiptarëve”. Edhe pse në disertacion flitet shprehimisht se “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore” (f. 28 nga disertacioni i botuar në Tiranë), arsyetohet Muhamed Mufaku. Por nëse “këto mendime nuk marrin vlerë shkencore”, atëherë pse shkruhet në një disertacion shkencor.

Ik ore, ik!

Gjakovë, 14.09.’21

Etiketa: Car Llazarienver robelliFahri XharraGjakovëIsmail KadareMohamed MufakuosmanëtProf. Mufaku kush jeni  ju? Kush ju tha që ne kemi prejardhje arabe?Rruga e NgushtëZanafilla

Të Lidhura

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

nga 27
20:58 | 15/05/2026
0

Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai deklaroi se, Troplinët i paguajnë...

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

nga 27
20:38 | 15/05/2026
0

Të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar heroinë nga Suedia drejt Danimarkës të paktën...

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

nga 27
20:14 | 15/05/2026
0

Tirana U-19 është skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-19. Bardheblutë mbyllën një sezon të dominuar teksa triumfuan edhe në...

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

nga 27
19:28 | 15/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k1O1CeLuNnA Tërmet Peçi shkakton “tërmet” në Bashkinë Vlorë. Një nga kompanitë e ish-drejtorëve të tij po merr tenderin 2.6 miliardë...

Para
Këshilla për të moshuarit në kohën e COVID

Mjekët përballë lëvizjes anti-vaksinë me “çipa, zhapikë, magnetizim”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

20:38 | 15/05/2026
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

20:14 | 15/05/2026
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

19:28 | 15/05/2026
Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

18:36 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –
  • Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –
  • Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –
  • Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –
  • Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com