Prill 1992/ Kur Azem Hajdari i premtoi Namik Dokles votën për president – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prill 1992/ Kur Azem Hajdari i premtoi Namik Dokles votën për president

17:12 | 12/12/2016
në Uncategorized
0

Ka momente interesante në Kuvend në vitet e para të pluralizmit. Ka humor dhe jo gjithmonë agresivitet mes kundërshtarësh politikë. 

Në 22 mars të vitit 1992, u zhvilluan zgjedhjet e  parakohshme parlamentare. Këto zgjedhje i fitoi me shumicë dërrmuese, Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Në mbledhjet e para të Kuvendit të ri, do të duhej të zgjidheshin krerët e institucioneve shtetërore, ndër të cilët Presidenti.

Rreth 25 vite më parë në prill të vitit 1992, në Parlamentin pluralist zhvillohej debati për dispozitat e reja kushtetuese, pika për kompetencat dhe zgjedhjen e presidentit. Një ndër deputetët më aktivë në këtë debat ishte Namik Dokle, asokohe drejtues i grupit parlamentar të PS-së. Ka një moment interesant në debatin mes tij dhe Azem Hajdarit. Ka humor dhe jo aq agresivitet. Është momenti, kur Zef Brozi, deputet i PD-së, arkitekti i ligjit për kompetencat e presidentit, propozon që të ketë më shumë se një kandidat për kreun e shtetit. Me humor Azem Hadari shprehet se s’ka problem: “Kemi Namik Doklen”.
27.al publikon më poshtë, pjesë nga debati i seancës parlamentare të 17 korrikut 1992, kur po vendosej për zgjedhjen e  presidentit të ri dhe kompetencat e tij.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Debati

Zef Brozi: Meqenëse zoti Ruçi përmendi projektin e ri të Kushtetutës, ku unë kam qenë në grup pune, për saktësi po ju lexoj si është formuluar në këtë Kushtetutë. Neni 55 “Presidenti i Republikës zgjidhet nga Kuvendi Kombëtar për 5 vjet, pa debat e me votim të fshehtë dhe me një shumicë prej 2/3 e votave të të gjithë deputetëve”. Për saktësi, unë dua të sqaroj se debatin do ta bësh me votën tënde për Presidentin. Së dyti, mospërcaktimi në projekt për vënien e detyruar të dy kandidatëve nuk ndalon absolutisht që çdo grup parlamentar kur përbën 30 deputetë a më shumë të propozojnë. Pra, edhe nëse ne e miratojmë kështu siç është në ligj, zoti Ruçi mund të jetë kandidat për President, nuk ka asnjë ndalesë ligjore.

Azem Hajdari: Propozimi për të paraqitur më shumë se një kandidaturë, më duket paksa i drejtë, për një arsye, meqenëse zoti Dokle vitin e kaluar përfaqësonte pjesën e moderuar të PK, sivjet ka shanse për t’u zgjedhur president. Dhe grupi parlamentar ta paraqesë. Premtojmë më shumë se 2 vota nga PD.

Namik Dokle: Nuk kam protestë, nuk kam as për të replikuar me zotin Hajdari, se ai është nga deputetët që më ka dhënë një votë, të paktën sipas deklaratave të tij personale, por kam diskutim për këtë nen si deputet. Dhe kam këtu të krahasuara kushtetutën puniste, kryetar i komisionit për të cilën ka qenë Ramiz Alia, kam dispozitat kushtetuese, të cilat i kemi aprovuar në parlamentin e parë pluralist, kam dhe projektligjin e paraqitur dhe të sapo mbrojtur nga zoti Hajdari.

Dhe po ju lexoj: Në nenin 77 të projektkushtetutës së Ramiz Alisë thuhet zgjedhjen me votim të fshehtë dhe me një shumicë prej 2/3 e votave”.     Projektligji l, paraqitur nga PD, ngjan si dy pika uji me këtë dhe shprehimisht: “me votim të fshehtë dhe me një shumicë, prej 2/3 e votave”. Ndërsa paketa kushtetuese që, të paktën në periudhën e tranzicionit dha një kontribut demokracie në hartimin e saj, përcakton në nenin 25 të saj “ndërmjet jo më pak se dy kandidatëve për 5 vjet me votim të fshehtë” etj. Nuk ka asnjë të keqe që për President të konkurrojnë jo më pak se dy deputetë ose jo më pak se dy kandidatë. Dhe nuk ka pse të friket ndonjëri se mund të marrë dy vota sa unë, nuk ka pse të friket edhe ndonjë kandidat se mund t’i marrë dikush dy vota.

Pjetër Arbnori: Një minutë, ju lutem. Do të flas jo si Kryetar i Kuvendit, por si deputet. Në rast se asnjë deputet nuk pranon të vërë kandidaturën e dytë, Shqipëria do të mbetej pa president? – do t’i pyesja unë ata që e kundërshtojnë këtë gjë. Po edhe ai që nuk është deputet nuk pranon, do të mbetemi pa President?

Namik Dokle: Hajde, se pranoj unë prapë.”

Kjo Shprehje e Dokles ka shkaktuar të qeshura në sallë, dhe një farë shkrirje në akujt e vendosur mes mazhorancës dhe opozitës në ato muaj të parë të Shqipërisë postdiktatoriale.

Etiketa: Azem HajdariNamik Dokleparlamenti i pare pluralistPjeter ArbnoriRamiz AliaSali BerishaZef Brozi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Arben Llalla: Votuesit shqiptarë në Maqedoni u tradhëtuan nga klasa politike

Arben Llalla: Votuesit shqiptarë në Maqedoni u tradhëtuan nga klasa politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com