Presidenti i Republikës së Shqipërisë në intervistën e parë pas marrjes së këtij posti është ndalur te Çështja Çame.
Ndërsa po fliste për marrëdhëniet ndërkombëtare, Meta tha se Çështja Çame ka nevojë të hapet dhe të marrë zgjidhje.
“Çështja Çame ka nevojë të hapet. Ka nevojë të marrë zgjidhje. Kjo mund të ndodhë duke përmirësuar marrëdheniet me Greqinë, pasi acarimi i marrëdhënieve me Greqinë nuk e ndihmon këtë çështje”, tha Meta në intervistën e tij në Top Story.