Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar pasditen e sotme qytetarët nga Shqipëria të cilët janë strehuar në kampin e Inovacionit në Prizren.
Meta është takuar me të qytetarët të cilëve tërmeti ia shkatërroi banesat duke bashkëbiseduar me ta për tejkalimin e situatës emergjente.
Ndër të tjera Presidenti falenderoi edhe Komunën e Prizrenit për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë ndaj qytetarëve.