Presheva nuk mund të jetë bakshish politik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presheva nuk mund të jetë bakshish politik

19:20 | 05/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Adrian Muhaj

Problemi kryesor që shoqëron evoluimin e statusit politik të territoreve etnike të shkëputura gjeografikisht apo politikisht nga bërthama e trupit etnik është rreziku i përdorimit të tyre si monedhë bakshishi apo kusuresh në marrëveshjet mes shtetesh. Ka shtete, të cilat kanë mundësitë dhe largpamësinë që minoritetet etnike të tyre në shtete të tjera t’i funksionalizojnë në mënyrë të vazhdueshme si mjet presioni politik ndaj shteteve fqinje. Greqia është një nga rastet e njohura të kësaj politike aktive që e sheh minoritetin grek në Shqipëri si aset diplomatik në marrëdhëniet me shtetin shqiptar.

Nga ana tjetër ka edhe shtete si Shqipëria, e në shembullin e saj edhe Kosova, që minoritetet shqiptare në vendet fqinje i shohin si barrë politike që vlen vetëm në raste krizash e pazaresh ndërkombëtare. Rasti i minoritetit shqiptar në Serbi, që kryesisht banon në Luginën e Preshevës e Medvegjë e dëshmon këtë. Deri para pak ditësh politika e Prishtinës pothuajse e kishte harruar ekzistencën e Preshevës. E zënë me çështje të tjera si demarkacioni me Malin e Zi dhe problemet me Mitrovicën e ndarë, shqiptarët e Preshevës rrallë herë janë dukur në tavolinën e ping-pongut politik mes Beogradit dhe Tiranës e Prishtinës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Vetë pozita gjeografike e Luginës së Preshevës në gjeografinë politike të rajonit e bën të qartë se nuk bëhet fjalë thjesht për një zonë, por më saktë për një zonë me rëndësi kyce strategjike. Hipoteza e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, që në mënyrë pothuajse periodike nxjerr krye në opinionin publik, duke përfshirë në këtë proces të supozuar Luginën e Preshevës dhe Veriun e Kosovës, dalin pikërisht sepse kanë mundësi reale realizimi për shkak të gjeografisë dhe konfigurimit të hartës politike të rajonit. Megjithatë, duhet theksuar se një projekt këmbimi territoresh me Kosovën për shumë arsye do të rezultonte i dëmshëm për shqiptarët.

Lugina e Preshevës është në një raport mjaft interesant në kontekstin e gjeografisë etnike dhe politike shqiptare duke qenë pjesa e vetme e zonave të banuara nga shqiptarë që nuk kufizohet direkt me Republikën e Shqipërisë. Ajo shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit, në kontaktin ndërmjet luginës së Moravës në veri dhe asaj të Vardarit në jug, të cilat formojnë korridorin më të rëndësishëm natyror për lidhjen e Evropës së Mesme me atë Jugore dhe Lindjen e Afërt. Nëpër këtë luginë kalojnë rrugë automobilistike dhe hekurudhore me rëndësi ndërkombëtare, pjesë e Korridorit Dhjetë, duke shërbyer si nyje e rëndësishme e komunikimit në të gjitha drejtimet e Ballkanit.

Për këtë arsye, idea se vetëm përmes bisedimesh shqiptarëve do u kthehet kjo pikë kyçe e gjeografisë ballkanike është thjesht iluzion. Vetë shkëputja e kësaj pjese të trojeve shqiptare nga Kosova duket qartë që ka qenë një hap i mirëmenduar dhe i mirëprojektuar nga Beogradi për të mbajtur të pacënuar kontrollin e Autostradës E75 si arteria më e rëndësishme e Korridorit 10 që bën të mundur daljen në detin Egje, përmes portit të Selanikut. Në vend të këtyre projekteve Prishtina mund të kishte më shumë sukses dhe do të ndihmonte edhe vetë konsolidimin e shtetit të Kosovës, në rast se do të arrinte të kushtëzonte çdo status për serbët në Veri të Kosovës, me kërkimin e një statusi të njëjtë për shqiptarët në Luginën e Preshevës, brenda kufijve ekzistues politikë shtetërorë.

Në një plan afatgjatë gjeostrategjik kjo do të shërbejë si një mbrojtje e përforcuar edhe për vete kufijët e shtetit të ri të Kosovës. Prandaj, çështja e Luginës së Preshevës duhet sa më shpejt e qartë të synohet që të përfshihet në dialogun Serbi-Kosovë, krahas çështjeve të tjera që qëndrojnë në bazë të atij dialogu, por jo si këmbim territoresh që do të nënkuptonte një bakshish politik për Beogradin ashtu sikurse bjeshkët e Çakorrit u dhanë si bakshish politik për Podgoricën. Prishtina nuk duhet të kërkojë këmbim territoresh me Serbinë, por këmbim dhe barazvlerësim statusesh politike mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Preshevë. Pra, Beogradi do negocionte për pozitën e serbëve në Kosovë, kurse Prishtina do negocionte për pozitën e shqiptarëve në Serbi. Duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shteti i Kosovës mbron vetveten. Në se Prishtina deri para pak ditësh i kishte lënë në harresë të plotë shqiptarët e Luginës dhe serbët në Kosovë gëzonin dhe gëzojnë status politik shumë herë më të avancuar se shqiptarët në Serbi, atëherë ky inferioritet pa dyshim që do të reflektohet edhe në se do të ndërmerrej ndonjë hap sado i vogël në drejtim të këmbimit të territoreve.

Etiketa: adrian muhajbakshishkosovePreshevaPrishtinaSerbi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
(Mos)Ndihma ekonomike

(Mos)Ndihma ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com