PPP e qeverisë dhe “Hajde misra të pjekur!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PPP e qeverisë dhe “Hajde misra të pjekur!”

20:20 | 14/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Avni Nezaj

Ora 08.45 e sabahut.

Sapo u ulëm në një kafe në breg të detit, një det jo shumë larg Tiranës me pak kosto udhëtimi. Morëm nga një kafe.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Pa hapur akoma shishen e ujit ja mbërriti një fëmijë në tavolinë. Në dorë kishte një kovë plot me misra te pjekur. I kishte vendos vertikalisht që kova të nxinte sa më shumë. “Hajde misra, misra të pjekur…”.

Nuk duam i thashë dhe ju turra kafes së zezë ashtu si misrat.

Ora 09.17

Morëm çadër. Nisëm të instaloheshim, por akoma pa marrë frymë mirë mbërriti tjetri. “Hajde misra!” e na shikonte me mërzi. “Hajde misra…”.

Nxora paret e bleva dy copë. “Hajde pas dy orësh sërish”, i thashë. Ai qeshi e iku në drejtim të jugut të plazhit, duke thirrur, “Hajde misra!”.

Kur ja behu tjetri nga veriu i plazhit, “Hajde misra!”. “Paskan pjekur gjithë natën – thashë me vete – e sot që në mëngjes ka plas konkurenca”.

Varfëria… nuk të lë shteg për të menduar gjatë, me ç’të mundeh  e si të mundesh, kur shteti mungon ose shteti ka ik për lesh misri…

U ula në një shezlong me mendjen tek misrat që sapo kisha blerë. Vendosa t’i fus në çantë, në mënyrë që të tjerët që do vinin të mos i shikonin e të kishin shpresë se unë do të  bleja diçka.

Hapa telefonin e po shikoja lajmet. Qeveria kish nisur procedurat për një PPP-je të re. Partneritet Publik Privat eshtë shpikja e Rilindjes për të vjelur paratë e shqiptarëve si rrushin në vjeshtë, atëherë kur piqet mirë e për ta bërë ose “verë ose raki”… diku në parajsat fiskle të botës.

Pa kaluar as 30 minuta mbërriti një tjetër shitës misrash, me një ndryshim të vogël; ai kishte edhe misra te pjekur edhe misra të zier.

“Hajde misra të pjek’ dhe të zier!”, bërtitse ai me një zë mëngjesi. Mbante në dorë dy tasa të mëdhej plastikë dyngjyrësh dhe të mbyllur mirë.

“Të marr ndonjë të zier – thashë me vete – e ta provojmë”. I bëra me dorë, por ai ishte nisur edhe pa ngritur dorën unë. Hapi tasin e të pjekurve.

“Jo, jo, – i thashë  – dua të zier”.

Bleva dy copë. Kishin të njëjtin çmim me ata të pjekurit. 50 lekë.

“… se ai te parkingu i kishte 60 lekë një misër të pjekur”, i thashë unë.

“Po, ata abuzojnë pak”, më tha femija rreth 15 vjeçar dhe iku i qetë, se e kishte dërrmuar konkurentin e tij në bzines.

U bënë katër misra të blerë, dy të pjekur e dy të zier. Nisa të ha të pjekurin e shikoja telefonin për lajmet e fundit. Sëmundje profesionale.

Sërish lajme krize. Protestat e opozitës nuk do të ndalen, qeveria në të sajën kishte fituar votimet e 30 qershorit, se vetëm ajo kishte qenë pjesmarrëse me Rilindjen dhe ca partiçka. Dhe ironia është se po hapin edhe ndonjë kuti se mos ndonjë nga të Rilindjes ka vjedh noj votë… kulmi i hipokrizisë dhe talljes.

“Hajde misra!” dëgjoj sërish, kësaj here nga pas. “Po de…- i them unë – , por hajde pak ma vonë se s’i kam mbaruar akoma këto që bleva”. Fëmija nuk më pa me inat, siç të shohin ata që vetëm i refuzon blerjen. Ai siç duket duke menduar që kam blerë tani, mund të blej edhe më vonë. Ishte i gëzuar, siç duket se isha konsumues misrash. Për atë ishtë një mundësi blerjeje.

Hodha sytë tek telefoni. Tani të vijnë lajmet me të dridhur nga portalet. E hapa. Qeveria në krizë ekonomike. “Normal – thashë. Si ka me qenë pa krizë, kur nuk ka kokërr investimi të huaj, asnjë investim serioz. Kanë 6 vjet që lyejnë e lajnë vetëm fasadët e bëjnë shpërlarjen e trurit të popullit”.

Misraxhiu tjetër e pa që në njërën dorë kisha misrin e në tjetrën telefonin e kur u afrua tek çadra nuk thirri “Hajde misra!”.

Unë nga inati e grrica: “Pse nuk thua “Hajde misra!”?

“Po ti ke blerë”, më tha.

“Ti bëj punën – i thashë – e unë do ta bëj timen…”.

Iku duke qeshur.

Telefoni po dridhej sërish. Lajm i fundit. Rruga Milot – Balldren me konccesion ose PPP.

Misri i pjekur ishte ftohur. Vendosa të marr të zierin e ta provoj. Të na rrojnë PPP-të që do e marrin në qafë këtë vend! Avash-avash, jo vetëm femijët do të shesin misra, por edhe ata që i pjekin në shtëpi do të dalin bashkë me fëmijët me kova në dorë. “Hajde misra!”.

Mendimin ma këputi në mes një burrë thinjosh me disa qese në dorë. “Hajde kokshka!”, thërriste ai.

Unë nuk prita asnjë sekondë: “Më jep tre qese”.

Erdhi i qetë m’i la në dorë, mori lekët dhe iku.

Aspak i inatosur, punonte që të jetonte. Ditë misrash sot…

Telefoni u dridh sërish. Lajm i fundit. Kutitë e hapura në Lezhë janë të pastra, janë bio, nuk është vjedh asnjë votë, nuk është hedh në kuti asnjë votë tepër, as mangut, të gjitha janë plotësuar mirë, në rregull, me një ngjyrë, me një stilolaps, me një mendje… të rrojë demokracia…e misrit…

Kokoshkat i vura në një minitavolinë. Era po sillte rërë dhe i mbylla mirë qeset që të mos mbusheshin.

Sërish telefoni. Tani e kishtë radhën Spiropali: “… e patë – tha ajo – Lezha ishte bio si Skënderbeu inë”.

“Zot kush na qeveris  – thashë me vete – dhe vendosa që telefonin ta fik fare.

Të jetojmë ditën e misrave më mirë, edhe me pak det, se sa të shikoj marrëzitë e pafundme të Rilindjes që do të mbajë me ç’të mundet atë që nuk i takon; pushtetin, me të cilin e çoi qytetarin të presë duke fërkuar duart pjekjen e misrit në parcelë që më pas ta marrë e ta pjekë serish, por kësaj here në prush apo zgarë, ta ziejë apo ta bëjë kokoshka, e ta shesë nëpër plazhe, rrugë, lulishte, korridore e ku të mundet për bukën e gojës.

Një gjëje ja ka arritur qeveria e PPP-ve e ka kthyer popullin e vet në një popull që pjek misra, ose në një PPM.

Edhe Migjeni i madh do të ishte jashtë mode këto kohë.

Eshtë ora 15.45 e pasdites dhe deri tani më kanë kaluar me blerje e pa blereje me thirrje e pa thirrje 47 shitsa misrash afër vendit ku isha ulur. Edhe për drekë nuk kisha nevojë të haja noj gja, u ngopëm me misra…

Në diktaurë misrat për lopët i përdornin, kurse kjo qeveria e jonë me varfërinë që po u krijon shqiptarëve ua imponon edhe t’i pjekin edhe t’i hanë.

Lajmi i fundit: protesta e radhës e opozitës është…

/syri/

Etiketa: avni nezajElisa SpiropaliHajde misra!Migjenimisra të pjekurpppPPP e qeverisë dhe “Hajde misra të pjekur!”Qeveria

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Futbollisti i kombëtares i jep fund beqarisë, martohet në fshehtësi

Futbollisti i kombëtares i jep fund beqarisë, martohet në fshehtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com