Policia serbe ka sekuestruar 87 thasë me marihuanë që vinte nga Shqipëria, ndërsa janë arrestuar 5 persona.
Të arrestuarit, akuzohen se marihuanën e kanë transportuar nga Shqipëria drejt Serbisë me qëllimin për ta shitur atje.
Ata u kapën në flagrancë teksa po përpiqeshin të shisnin marihuanën një agjenti të fshehtë, shkruan Euronews Germany.
Drejtuesit e prokurorisë në Nish janë duke hetuar veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.