Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesen e Partisë Demokratike që protesta që nis mesditën e sotme të mos ketë një orar përfundimtar.
Gjatë ditës së djeshme PD i ka paraqitur dy kërkesa policisë së Tiranës për zgjatjen pa orar të tubimit por policia i ka kthyer përgjigje që kërkesat nuk pranohen. Policia sqaron se ligji për tubimet parashikon që ata kanë orën e fillimit dhe të përfundimit.
N.q.s protesta e ditës së sotme do të zgjasë edhe pas orës 16:00, ajo do të quhet e paligjshme.