Policia italiane ka arrestuar në flagrancë një shtetas shqiptar pasi akuzohet për trafikim lëndësh narkotike.
Në pranga ka rërë shtetasi A.L. 37 vjeç i cili është kapur me 500 kg marihuanë në shtëpi dhe 40 gr kokainë.
Arrestimi u krye gjatë një operacioni në Torino dhe më pas në Gabicce Monte në Itali. u mbyll me sekuestrimin e kësaj sasi të madhe. Agjentët e Policisë së Torinos bashkë me ata të Pesaros e gjurmuan këtë sasi droge pasi kontrolluan telefonat e dy shqiptarëve të arrestuar në 11 qershor në Piemonte.