Policia arreston dy te rinjtë që plagosën me thikë 20-vjeçarin në Durrës

0
80

Policia e Durrësit ka arrestuar dy autorët që plagosën me thika pasditen e sotme një 20-vjeçar në lagjen numër 17 në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy të arrestuarit janë Enea Hoxha, 20 vjeç, dhe Aldor Kolmarkaj, 16-vjeç, të cilët kanë plagosur 20-vjeçarin, Denis Spahiu.

Mësohet se i riu ka marrë plagë të rënda dhe momentalisht ndodhet në sallën e operimit në spitalin rajonal.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.