Poezitë lirike të arbëreshit Jul Variboba – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poezitë lirike të arbëreshit Jul Variboba

10:02 | 27/06/2019
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Shkurt 2018

Në fillimin e veprës me titull “Grammatica Albanese con le poesie rare di Variboba del Prof. Vincenzo Librandi”, botuar në Milano në vitin 1897, gjejmë një parathënie speciale të autorit për shqiptarët.

Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë të autorit, të cilin Aurenc Bebja e ka sjellë në shqip për lexuesin shqiptar, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Read more

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit –

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre –

Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe –

“Më shumë se dyqind mijë shqiptarë, të shpërndarë në tetëdhjetë komuna, jetojnë në krahinat jugore të Italisë. Bëjnë pjesë në faqet e shquara të historisë së popujve, por vazhdimisht pyesim: Kush janë ata ?

Kush janë ata ? – Një popull gjigandësh, një popull heronjsh. Shqiptarët e sotëm janë vetëm pellazgët e lashtë, më të vjetërit, banorët e parë të Greqisë.

Pas vdekjes (1467) së shqiptarit trim dhe të patrembur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Shqipëria u bë një provincë turke dhe familjet, të cilat nuk besonin më se ishin të sigurta atje, emigruan dhe erdhën në Itali. Dhe meqë e përmenda Skënderbeun, jam i kënaqur të them shkurtimisht se ai, duke shfarosur në fushat e Torviollit – më 29 qershor 1444 – ushtrinë e fuqishme të Muratit II, të komanduar nga Ali Pasha, dhe duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë për 27 vjet, pasi mposhti muslimanin në 22 beteja të tjera, atë e lavdëruan dhe admirimuan të gjithë sovranët e Evropës.

Shqiptarët e Italisë nuk emigruan nga mëmëdheu i tyre vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera dhe u vendosën në Mbretërinë e Napolit, ku u mirëpritën nga Alfonsi i Aragonit, Charles III dhe mbretër të tjerë. Ata formuan shumë fshatra, disa prej të cilave sot janë të mëdha dhe tregëtare, dhe iu përkushtuan ekskluzivisht bujqësisë dhe blegtorisë.

Këto periudha të ndryshme të emigracionit i penguan ata të vendoseshin në një provincë të vetme; kështu që ne kemi shqiptarë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Abruzzi etj. Nuk u bë e mundur të vendoseshin në një krahinë të vetme, sepse mbretërit e Napolit, i njihnin cilësitë luftarake të shqiptarëve dhe kishin frikë se mos do t’u ktheheshin dhe t’i rrëzonin nga froni.

Shqiptarët pësuan ndodhi të ndryshme, por si një popull i fortë dhe i guximshëm, nuk e humbën shpirtin dhe vazhduan me zili të ruanin traditat, veshjet, fenë dhe mbi të gjitha gjuhën e tyre.

Ata kanë letërsinë e tyre, subjekt i studimeve të vazhdueshme nga kritikët vendas dhe të huaj. Nga studimi i kryeveprave të shumë shqiptarëve intelektualë ia arrita, me durim dhe hulumtim të zellshëm, të përpiloja Gramatikën aktuale.

Bazohet kryesisht në gjuhën e folur dhe në poezitë lirike shqiptare të Giulio Variboba (Jul Varibobës), të botuara në Romë që në vitin 1762.

Ishte për mua dhe për të gjithë shqiptarët një fat i vërtetë që, pas shumë hulumtimeve të pafrytshme në Bibliotekat e Italisë, rastësisht më ra në duar ky libër i artë. Nuk është detyra ime të flas këtu për Varibobën dhe rimat e tij; me kalimin e kohës, kritikë të shquar dhe kompetentë do të shkruajnë më gjatë dhe mirë. Unë shtoj vetëm se këto poezi meritojnë të studiohen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm dhe prandaj mora lirinë për ribotimin e tyre në gramatikën time, duke dashur gjithashtu të bëj diçka shumë të nevojshme për të gjithë shqiptarët.”

Vaccarizzo Albanese (Kalabri), Tetor 1896

Prof. V. LlBRANDI.

/darsiani.com/

Etiketa: arbëreshi Jul VaribobaAurenc BebjaFranceGjergj Kastrioti SkenderbeuItaliPoezitë lirikeShqiptarëtVincenzo Librandi

Të Lidhura

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –

nga 27
09:59 | 07/06/2026
0

Futbolli shqiptar është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri Fation Fatmir Bunjaku. 22-vjeçari,...

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit –

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit –

nga 27
09:51 | 07/06/2026
0

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar protestuesit dhe...

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre –

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre –

nga 27
09:43 | 07/06/2026
0

Dy persona janë dhunuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, ndërkohë që është goditur me sende të forta...

Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe –

Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe –

nga 27
09:25 | 07/06/2026
0

Moti në vend do të paraqitet kryesisht i qëndrueshëm gjatë ditës, me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në pjesën...

Para
Takimi me Bashën/ Presidenti: Kërkohet përgjegjshmëri nga të gjithë!

Takimi me Bashën/ Presidenti: Kërkohet përgjegjshmëri nga të gjithë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –

09:59 | 07/06/2026
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit –

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit –

09:51 | 07/06/2026
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre –

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre –

09:43 | 07/06/2026
Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe –

Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe –

09:25 | 07/06/2026
Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi. –

Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi. –

09:11 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –
  • “Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit –
  • Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre –
  • Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe –
  • Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi. –
  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit –
  • “Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com