Plazhi i fukarenjve tek Gjiri i Lalëzit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plazhi i fukarenjve tek Gjiri i Lalëzit

15:32 | 04/09/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Drejt Gjirit të Lalzit ikin si të tërbuara makinat e fuqishme, të shpejta, të shtrenjta, të zengjinëve
Mjetet e transportit të fukarenjve; autobuzat, furgonat, biçikletat, nuk duken gjëkundi.
Kur i afrohesh pishave të Gjirit të Lalzit në atë kthesën e gjithnjohur ku po t’ja mbash nga e majta arrin tek parelinjtë e vilave luksoze, po t’ja therësh nga e djathta shkon te fukarenjtë që s’paguajnë dot korentin dhe ujin, që s’kanë bukë të hanë, vëren se mes makinave që ikin nga e majta e pasunarëve dhe makinave që që ikin nga e djathta e fukarenjve nuk ka asnjë dallim.

Me të hyrë tek plazhi i fukarenjve, nga të dy anët dy parkingje të stërmëdhenj ku mërzejnë nënë hije me qindra Mazda, Mitsubisha, Toyota, Benza. Kaq shumë makina të shtrenjta sa në plazhin e fukarenjve të Tiranës nuk i gjen dot në 10 shkupa, 20 Prishtina, 100 Ulqina. Pak më tutje, të tjerë parkingje edhe më të mëdhenj, me makina të shtrenjta të panumurta.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Aty, të kap dyshimi mos vallë parelinjtë me fukarenjtë kanë ndërruar vendet, zonat, plazhet, makinat?! Vrap te kthesa nga e majta. Jo, aspak. Në plazhin e parelinjve po ato vila të heshtura si kështjella ku natën dalin fantazma, po ato lokale të shtrenjta pothuajse bosh brenda, po ato makina si te plazhi i fukarenjve.

Plazhi i fukarenjve tek Gjiri i Lalzit është një Kaliforni harkore plot me çadra, peshqira, fukarenj barkderra, fukaresha si ngjala, misra të pjekur, sende plazhi, varka me qera, diku, pak si mënjanë, një jaht.

Një restorant goxha i mirë, i pastër dhe i rregullt, qenka “gjatë gjithë vitit hapur”. Sa duket, në plazhin e fukarenjve, fukarenjtë ardhkan edhe në dimër.

Një tjetër lokal i ngjajshëm të paralajmëron “ju lutemi mos fusni makinat brenda”. Ku brenda? Brenda në lokal?

Një piktor bohem po u vizaton mbi qafë disa fukareshave adoleshente nga një çelës solfezhi.

Dy djem dhe një vajzë janë përkulur mbi një smartphone kokë më kokë si mbi grykën e një pusi për të parë një kovë që sapo j’u këput litari.
-Çfarë po bëni ?
-Po kërkojmë më Google Earth Fortesën e Skënderbeut tek Kepi i Rodonit.
-S’keni turp që po kërkoni në Internet fortesën magjepsëse që ndodhet matanë kodrës ?
A je fukara? Pyeta disa fukarenj. Njëri desh ma rrasi me grusht. Tjetri vuri dorën në brez ku mbante një kobure. Një tjetër bëri një xhest neverie dhe më ktheu kurrizin. Një zonjë e moshuar elegante, e mbajtur, sa dëgjoi fjalën “fukara”, u zverdh në fytyrë nga ofendimi që i bëra.

S’pashë asnjë që të kishte marrë “Bukë me vete” si në kohën e kurvit.
10 deri në 20 dollarë pjata me 400 gram peshk të skuqur. Ku i gjejnë fukarenjtë gjithë këto pare?
Femrat fukaresha janë më të bukura se femrat parellesha.
Ja tre fukaresha si statuja antike.
-E di me çfarë më ngjan ti? I them njërës.
-Aman ma thuaj, se vdes ta di.
-Me Skraparin.
-Pse me Skaraparin, dhe jo me Laçin që e kam qef më tepër?!
-Sepse aq male, kodra, hone, gremina, lumenj, përrenj, sa ke ti vetëm Skrapari ka.
-Ta fal Tomorrin bashkë me Gurin e Miçanit dhe Gjerbësin po më the si të duket kjo mikesha ime, kjo e bëshmja.
-Si Mallakastra.
-Ua, po pse si Mallakastra dhe jo si Puka? Ma pret e bëshmja.
-Sepse trafikun drejt jugut Mallastrës po ta merr autostrada që kalon nga Levani.
E mbajtur, pak e thyer në moshë, hidhet e treta;
-A mund të ma thuash troç si të dukem unë, ë?
-Si Dumreja. Me liqere si në përralla, kodra të buta, por pa pyje, se pyjet që i preu kurvi nga frika mos fshiheshin diversanta.
-Po ti, a e di si na dukesh ti ne? S’duroi Dumreja.
-Nuk dua ta di.
Largohem nga fukareshat e bukura.

Në një Golf 4 dikush ka rras e plas brenda të gjithë katundin; Veten, nënën, babën, nusen, tre fëmijët, për t’i prurë të nxihen në plazhin e fukarenjve. E fiksoj këtë pamje madhështore nën vështrimin kërcënues të një surratspiuni sipas të cilit në plazh nuk shkojnë kurrë fukarenjtë por vetëm borgjezia.

Pak si mënjanë, gjithmonë në plazhin e fukarenjve, dy jahte të tjerë.
Diku dikush shet mbi tezgë; “Rrush i freskët vendi për tavolinë”.

Dy djem po shoqërojnë një lopë për ta ndërzyer me një dem. Lopa dhe lopi do bëjnë qef. Pronari i demit do marrë 10 dollarë.
Një 76-vjeçar po kthehet nga ara i lodhur dhe i lumtur. Ka vajtur që pa gdhirë për të korrur. Mban në sup, në krahë dhe në duar, katër armë të ftohta; Kosore, cfurk, sëpatë, sqepar.

Te plazhi i fukarenjve s’pashë fukarenj. Shqipëria fukarenj ka. Fukarenjtë diku janë. Gazetat dhe televizionet nuk ja fusin kot. Këtë herë nuk i gjeta dot. Kërkimet do t’i vazhdoj.

Etiketa: Edison YpifugarenjGjiri i LalëzitplazhShqiperi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Për mjekët heronj që na japin shpresë, Faleminderit…

Për mjekët heronj që na japin shpresë, Faleminderit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com