Piloti grek hyri me avion zjarrfikës në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piloti grek hyri me avion zjarrfikës në Shqipëri

20:10 | 19/09/2016
në Kosove Rajon
0

Nga Arben Llalla

Në 21 gusht 1994 një aeroplan për shuarjen e zjarreve model 359 MAEDY i forcave ushtarake ajrore të Greqisë shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe hodhi rreth 5.000 fletushka në territorin shqiptar nga Saranda e deri në Vlorë ku shkruhej në gjuhën greke: “ΜΠΕΡΙΣΑ ΚΑΙ ΜΕΞΗ ΘΑ ΦΥΓΕΤΕ ΜΕΧΡΙ ΝΑ ΦΕΞΕΙ” që në shqip do të thoshte “Berisha dhe Meksi të largohen deri në agim”.

2
Thomas Vrakas me uniformën e pilotit të aviacionit grek

Gjatë asaj periudhe u shkrua në mediat shqiptare se piloti grek quhej Kosta Vrakas. Aeroplani i forcave ushtarake të Greqisë ishte nisur nga ishulli i Korfuzit në drejtim të Jugut të Shqipërisë.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Pas shumë kërkimesh gjeta se piloti i 21 gushtit të 1994 ishte koloneli Thomas Vrakas dhe jo Kosta Vrakas, ashtu siç shkruanin mediat shqipe në atë kohë.

1
Fletushkë e hedhur në Sarandë dhe Vlorë nga Thomas Vrakas në vitin 1994

Pas kësaj ngjarje piloti me gradën kolonel, Thomas Vrakas qëndroi vetëm dy ditë në burg dhe u lirua duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Pas këtij incidenti, koloneli u shkarkua nga Forcat Ajrore Greke, duke u përballur me akuza për përdorim të paligjshëm të avionit ushtarak, trafikut ajror rregullat shkelje, duke kaluar hapësirën ajrore të një vendi të huaj.

3
Avioni grek i përdorur për provokacionet e vitit 1994 në Sarandë dhe Vlorë

Në Maj të vitit 1996 u zhvillua në Athinë gjyqi për veprimet e tij dhe Thomas Vrakas doli i pafajshëm për hedhjen e fletushkave me përmbajtje nacionaliste, megjithëse akuzohej për disa vepra penale kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjykatësit vendosën me faljen e tij. E vetmja masë ishte dalja e tij në pension të parakohshëm.

1
Thomas Vrakas pas daljes në pension

Veprimi i pilotit Thomas Vrakas nuk ishte i rastësishëm, por i kordinuar mirë me politikën dhe strukturat ushtarake, policore të sigurimit grek. Ai në vitin 2009 ishte kandidat për deputet në zonën B të Athinës me partinë e djathtë, Demokracia e Re e drejtuar nga Kosta Karamanlis, të cilat u mbajtën në 4 Tetor 2009.

Thomas Vrakas, tashmë pensionist jeton në Attiki të Athinës. Origjina e tij është nga Ahuri i Shën Nikollës së Filatit. Familja Vrakas ka qenë pjesëmarrëse në masakrat që kreu ushtria EDES e Napoleon Zervës ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri. Familja Vrakas u vendos në Filat pasi shqiptarët u përzunë nga shtëpitë e tyre. Vëllai i Thomait, Kozmas Vrakas ka një kafene në Filat pikërisht në pronën e grabitur të një çami.

4
Thomas Vrakas me disa miq të tij në kafenenë e zaptuar nga i vëllai në qendër të Filatit
Etiketa: antishqiptarearben llallaathineAttikiavion zjarrfikësDemokracia e RefletushkaKozmas Vrakaspiloti grekThomas Vrakas

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Brother’s love

Brother’s love

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025
“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com