Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një deklaratë për shtyp, SHBA dhe BE shprehen se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vettingut dhe pezulluar zbatimin e tij.
“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e “Vetting”-ut dhe pezulluar zbatimin e tij”, thuhet në deklaratë.
Gjykata Kushtetuese, vijon deklarata e ambasadës së SHBA, ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit.