Përse Rama mbrojti Roshin? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse Rama mbrojti Roshin?

01:10 | 03/06/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Dorëheqja e Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës nuk ishte vetëm rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit dhe as nuk mund të shihet ngushtësisht si e tillë.

Dorëheqja e Roshit ishte një betejë e gjatë publike, e cila ka ngërthyer jo PS dhe opozitën, por shumë faktorë të tjerë në Shqipëri. Ajo ishte simboli i përballjes me një fenomen, ardhja e të cilit në politikën shqiptare, është përgjegjësi direkte dhe ekskluzive e kësaj mazhorance. Asaj që tentoi ta mbronte deri në fund.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Veç opozitës, ishte media ajo që e publikoi e para faktet për përgjegjësitë ligjore të Roshit. Një vit më parë, BIRN publikoi një artikull ku nënvizonte vënien e tij nën akuzë nga një Gjykatë Zvicerane dhe më pas përzënien e tij nga ky vend me vendim të saj.

Po një vit më parë, shtypi botoi foton e tij në bankën e të akuzuarve të një gjykate shqiptare për armëmbajtje pa leje dhe solli edhe masën e dënimit të tij për të. Po shtypi botoi një tjetër akuzë ku ai bëhej përgjegjës për plagosje.

Ishte sërish shtypi që solli fakte të pakundërshtueshme të ndryshimit të emrit të tij, gjë që u mor me shaka dhe tallje nga mazhoranca.

Në fund, ishte ambasadori amerikan Lu, që pasi foli me emra konkretisht, duke përmendur edhe Roshin. Ai kërkoi përjashtimin e tyre nga gara dhe ju bëri thirrje shqiptarëve që mos të votonin për ta. Ishte hera e parë që Ambasadori fliste kaq hapur që nga viti 1992.

Asnjë reagim nuk pati për këto, përkundrazi. Kryeministri u betua se Roshi nuk kishte asnjë dënim; Partia Socialiste me disa zëra e quajti atë viktimë të një hakmarrje për humbjen e Kavajës nga opozita. Edhe pse ata që kërkonin largimin e tij ishin edhe komentatorë që s’kanë pasur të bëjnë kurrë me opozitën.

Më pas ishte Roshi që pranoi vetë në formular se ishte përzënë nga Gjermania dhe sërish asnjë reagim, përkundrazi. Roshi u mbrojt sërish dhe sërish u vu bast se ai ishte i pastër. Derisa një tjetër dënim i tij nga Italia u bë publik dhe Roshi u largua pa pritur që ligji i dekriminalizimit të veprojë mbi të.

Por, Roshi s’ka asnjë rol dhe asnjë rëndësi në këtë histori. Pyetja është përse PS vuri bast për mbrojtjen e Roshit? Përse Kryeministri gënjeu shqiptarët se ai nuk është dënuar kurrë? Përse Kryeministri ju kundërvu shtypit e ambasadorit amerikan për të mbrojtur një njeri që kishte probleme në Zvicër, Gjermani, Itali e Shqipëri? Kur një person si ky, vlen më shumë se sa shtypi, ambasada amerikane, opozita dhe gjithë shoqëria shqiptare, atëherë ose kryeministri s’ka ditur gjë, dhe këtë duhet ta thotë publikisht duke ju kërkuar falje i përulur shqiptarëve, ose ai ka tentuar ta mbrojë Roshin, sepse ka qenë në dijeni të problemeve të tij që në fillim.

Kjo nuk është një histori dekriminalizimi, kjo është një betejë publike, ku mazhoranca, e vetme kundër të gjithëve, është renditur në anën më të errët të kësaj shoqërie. Ndaj sot, është më normale të kërkojë falje, për t’ju thënë shqiptarëve dhe atyre që duan të tallen me ta, se që nga sot, asnjë kriminel, asnjë vrasës, asnjë trafikant, nuk do jetë më pjesë e politikës. I çfarëdo ngjyre qoftë ai…

Etiketa: Bashkia e KavajësBIRNblendi fevziuekskluziveElvis RoshiKryeministri Edi Ramaligji i dekriminalizimit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kur të zë rrugën Foto LSA/ Malton Dibra

Kur të zë rrugën Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com