Përse na duhen heronjtë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse na duhen heronjtë…

17:25 | 21/09/2017
në Shqiperi
0

Miti i Skënderbeut qëndron në faktin se ai arriti të projektojë të ardhmen, ndërsa ata që kanë sot në dorë fatin e Shqipërisë po shkatërrojnë çdo shpresë për një të ardhme më të mirë, tek një shoqëri që ka rënë në një krizë të thellë identiteti…

Nga Noela Yzeiri

Nëpërmjet mitit njeriu është përpjekur të kapërcejë kufijtë e tij të arsyeshëm për të “tentuar”pavdekësinë apo për të ndërtuar me imagjinatë një fytyrë të mundshme të së përtejmes. Si i tillë miti e ka shoqëruar njeriun qe tek vuajtjet e para ekzistenciale dhe ka depërtuar në një terren të vështirë për fakultetet e arsyes tek reflektimet që lidhen me hyjnoren dhe shpirtin. Brenda mitikes, qëndrojnë gjithmojnë personazhet që ndodhen më afër perëndive për kurajën dhe forcën që i përfaqëson.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Noela Yzeiri

Janë pikërisht heronjtë ata që sfidojnë  pushtetin e zotave. Heroi më i vjetër i njerëzimit është heroi mesopotam Gilgamesh, i cili sipas eposit është në kërkim të pavdeksisë. Heroi ia del mbanë sprovave kundër armiqve të popullit të tij, vret Përbindëshin Huwawa dhe i tonditur nga ideja e vdekjes, pasi humb shokun e ngushtë kërkon të gjejë sekretin e përjetësisë. Heroi sfidon vdekjen, por nuk mund t’i shmanget asaj; momenti i tij final është në të njëjtën kohë edhe celebrimi i dhuntive  të jashtëzakonshme, që i mveshin dhe heroizmin figurës së tij.

Pra, pushteti që ai bart është sa njerëzor, aq edhe social.

Heronjtë nuk janë vetëm imagjinarë, ata kanë jetuar në të vërtetë, po kaq e vërtetë është edhe vepra e tyre, madje vepra e tyre shënon një hap emancipimi në nivel shoqëror dhe historik. Ja përse përfytyrimi ynë për heronjtë lidhet me shpëtimin nga e keqja. Problemi nuk është se shqiptarët besojnë ende tek mitet dhe heronjtë, problemi është se kemi rreshtur së besuari tek ta.

Tani, nuk na thonë më asgjë Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, pavarësisht se të gjithë ata në mënyrën e tyre janë heronj, përderisa i dhanë jetë me penë e me vepër prirjeve dhe ideve shtetformuese duke ndërtuar  ndërgjegjen tonë kombëtare. Ne nuk frymëzohemi më nga këto figura, sepse i kemi zëvendësuar me mitet e rremë të politikanëve, mediokërve gjithëfarësh që kanë pushtuar çdo hapësirë televizive, njerëzve që pasurohen shpejt duke vjedhur shtetin, paratë dhe kohën e shqiptarëve.

Miti i Skënderbeut qëndron në faktin se ai arriti të projektojë të ardhmen, ndërsa ata që kanë sot në dorë fatin e Shqipërisë po shkatërrojnë çdo shpresë për një të ardhme më të mirë. Tek një shoqëri që ka rënë në një krizë të thellë identiteti, ku çdo vlerë është shkërmoqur dhe transformuar në një reklamim kotësish, ku artistët që kanë dhënë shpirtin vdesin në heshtje e ku humbja e tyre përcillet pa zhurmë në një Shqipëri që buçet nga ahengjet e dasmave të “vipave”, është më shumë se kurrë i domosdoshëm besimi tek heronjtë, mitet quajini si të doni, apo e thënë thjeshtë, tek ata që duan me të vërtetë të mirën e Shqipërisë. Këta lloj heronjsh që nuk aspirojnë të jenë protagonistë, por që punojnë pareshtur duke dhënë kontributin e tyre në përmbylljen  e ciklit së të tërës.

Çmitizimi i miteve është ideja që Horkhaimer dhe Adorno hodhën tek  vepra e tyre “Dialektika e Iluminizmit”. Iluminizmi është mendimi i racionalizuar, zëdhënësi i së cilit bëhet vetë subjekti (njeriu) që shpall identitetin e tij autonom. Për Horkhaimer dhe Adorno, iluminizmi është shprehje e një racionaliteti (arsyeja njerëzore) human gjithmonë e më të përmbushur, pra e thënë në mënyrë të sintetizuar është një mendim që gjeneron një progres të vazhdueshëm. Progresi i arsyes iluministe nuk kapërcen vetëm format e vjetra të të menduarit të lidhura me mitin, por ka si qëllimin që t’i heqë njeriut frikën për të demaskuar mitin. Duke qenë dialektik dhe autodestruktiv, iluminizmi kërkon ta zhveshë njeriun nga besimet e pabazuara, idhujt, iluzionet, fetë duke synuar që ai të mbështetet tek forcat e veta, duke u bërë zot i vetes dhe i natyrës. Megjithatë, pavarësisht tendencës për të ndarë mitin nga arsyeja, në realitet ata kanë qenë gjithmonë të bashkuar pavarësisht se ky bashkim është kontradiktor. Por, është pikërisht kjo kontradiktë që ka ndërtuar esencën e qytetërimit borgjez, prandaj është e pamundur shkëputja nga mitet  apo çmitizimi i miteve.

Përderisa mitet janë burim i fantazisë së njeriut, kjo do të thotë se njeriu ka patur nevojë të mbështet tek diçka ideale, heroike që ia ka dalë ta shpëtojë atë në momente të vështira. Heroi ndodhet tek të gjithë njerëzit e thjeshtë, që në të voglën e tyre, bëjnë pjesën që i takon, ç’rëndësi ka i njohim apo, edhe ata janë heronj!

Etiketa: "Skenderbeu"Dialektika e IluminizmitFan NoliGilgameshgjergj fishtaheroi mesopotamHorkhaimer dhe AdornoIsmail QemaliNaim FrashëriNoela YzeiriPërbindëshi HuwawaPërse na duhen heronjtë...

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Hoxhaj-Vuçiç: Njohja e Kosovës, e vetmja rrugë

Hoxhaj-Vuçiç: Njohja e Kosovës, e vetmja rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025
2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

09:54 | 25/12/2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –
  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com