Përrallë nga e tashmja në Tiranë…Dhëndri i ardhur nga Franca, lë nusen se nuk “i doli” e virgjër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përrallë nga e tashmja në Tiranë…Dhëndri i ardhur nga Franca, lë nusen se nuk “i doli” e virgjër

21:01 | 27/01/2019
në Uncategorized
0

Nga Kujtim Xhaja

Një përrallë nga e tashmja…

Sot do të shkruaj për një ngjarje që më ka tronditur thellë… Kjo ndodhi më ka ndryshuar krejtësisht botëkuptimin që kisha për gjërat…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

E premte…

Një ftesë e pazakontë na vjen në familje për fundjavë. Ishim të ftuar në një dasmë te një prej kushërinjve të mi të largët. Ftesën e pranuam me gjithë dëshirë, sepse ne shqiptarët, këtë punën e dasmës e kemi më shumë si një borxh që duhet ta heqim qafe.

“Do të shkojmë, se na kanë ardhur”,- thoshte ime më nëpër dhëmbë. “Po sa do të hedhim në valle?”, -pyeste sërish me vete mamaja ime. Ishte në hall të madh! “Do hedhim sa na kanë hedhur?”, -bënte monolog me veten…

Përveç borxhit, kur të ftojnë në dasmë është edhe një përgjegjësi dhe detyrë mbi detyra! Kjo ftesë ndonjëherë bëhet krejt e pacipë dhe papritur e gjen veten në një pozitë të ngushtë turpi…

“Do jetë turp të hedhim më pak”, -bluaja unë me vete. Iku edhe kjo mëdyshje, vjen dilema tjetër: “Po çfarë do të mbathim?!” Nga borxhi, turpi, hyn në lojë edhe pak tangërlliku alla shqiptar, që na karakterizon nëpër ahengje të tilla. “Medoemos, sepse ne shkojmë nga qyteti”, – më thosh ime më…

Dasma do të bëhet në një fshat periferik, shumë afër Tiranës, në Shën Gjergj. Nisemi që në mëngjes herët… i hipim furgonit të parë që na del përpara. Nuk është ndonjë largësi e madhe, por terreni i vështirë e bën këtë rrugë edhe më të gjatë. Kalojmë ca kthesa të Dajtit, mes maleve e kodrinave.

Teksa shoh me endje këto pamje, në ajrin flladitës të mëngjesit më sillen ndërmend ca kujtime të vegjëlisë. Më kujtohet gjyshja, e cila na merrte përherë me vete gjatë pushimeve të verës dhe na “degdiste” në fshat! Mezi i prisja ato ditë, më dukej sikur çlirohesha nga vargonjtë e qytetit dhe arratisesha për në fshat!

Mbërrijmë! Diku nga mesdita… Ahengu kish filluar të dëgjohej që larg. Sokaku ish pastruar si asnjëherë tjetër. Shkallët e gurta që të çonin tek vila ishin zbukuruar. Çdo gjë ish e thjeshte dhe modeste, pa shume ekzagjerim. Çdo kënd kish marrë hijen e festës, begatisë dhe lumturisë. Kudo ku hidhja sytë, pikasja fytyra të qeshura, të lyera, e të ngazëllyera. Futem brenda, takoj të zotin e shtëpisë, na pret me krahë hapur dhe me të gjitha të mirat dhe bujarinë, që vetëm fshati di ta falë. Shtëpia ish ndarë në dy oda miqsh. Oda e burrave dhe oda e grave… Burrat ishin ulur në disa shilte të sfungjerta si të kohës së Turqisë së hershme dhe përpara kishin shtruar mezetë me gotat e rakisë. U ula edhe unë mes tyre. Kuptova se me shumë gjasa unë isha më i vogli si moshë në tavolinë, por kjo nuk më pengoi aspak që të rrëkëlleja ca gota raki dëllinje dhe të bëja ca dolli me burrat. Pas dy gotave, çdo gjë filloi të më turbullohej përpara syve.

Biseda me këta burra babaxhanë më mësoi shumë me mënyrën sesi funksionojnë këto evenimente në fshat. U desh ky rast, që të na mblidhte të gjithë fisin. Po mendoja me vete: “Këto dasma e kanë edhe një gjë të mirë, të paktën të njohin mbarë e prapë me të gjithë fisin”, madje shumë fytyra nuk më thoshin asgjë.

Përballë meje shtrihej oda e grave… një atmosferë tjetër nga dhoma matanë. Sikur dukej më e gjallë, më e hareshme. Dëgjoheshin britmat, ngërdheshjet thumbuese të grave e vajzave, pas shakave me njëra-tjetrën. Me dhëndrin u takova sapo kalova pragun e shtëpisë, me këmbë të djathtë. Ai ishte bërë goxha djalë, simpatik e shtatlartë. I ardhur direkt nga emigrimi nga një provincë e Francës, ai kish njohur një vajzë të re fshati me anë të mblesërisë. Të dy sikur të kishin lindur për njëri-tjetrin. U mrekullova nga ai çift.

Muzika, veglat muzikore popullore filluan të buçisnin nga të katërta anët. Dolëm të gjiothë në verandë, ishte një natë e ftohtë. Orkestra kish zënë vend në krye të odës… filluan vallet një nga një, kërcimet, rakia, dollitë me rradhë. Rakia më kish shkuar në kokë…

Erdhi radha e zarfave të famshëm… zarfe të të njëjtës, formë, të të njëjtës ngjyrë edhe madhësi. Çdo i ftuar i mbante në dorë si të ishin bileta të hyrjes. Më pas u vendos edhe shporta e lekëve, e cila përherë do ta ketë vendin afër çiftit. Mbërriti momenti i shumëpritur…mania e të hedhurit sa më shumë lekë në valle! Këtu njeriu është i justifikuar për çdo gjë…, madje edhe sikur ai të jetë futur borxh për t’i fituar ato lekë… Krenaria e shqiptarit s’mund të preket, kur vjen fjala tek hedhja e parave në dasmë. Këtë ritual ai gati-gati e ka të shenjtë… i duket sikur bekon çiftin e ri, kur i hedh ato lekë pa masë e pa kufi.

Orët ikin shpejt në dhe një ditë e re agon! Qetësi. Të gjithë pa vënë gjumë në sy, kanë dremitur sa në një cep, në një tjetër. Qetësinë e prishin disa zhurmë, hapa njerëzish. Një gjendje kaosi krijohet… Nusja del nga dera duke qarë me ngashërim, pas saj duket dhëndri, me një hije të rëndë në fytyrë. Kish marrë pamjen e një bishe të egërsuar… Martesa anullohet, prishet, zhbëhet… Një turp kish ndodhur… Nusja merr plaçkat dhe ikën… Nisin fjalët, përshpërimat, thashethemet… kudo ish përhapur lajmi, se shkaku i këtij shkurorëzimi ishte se nusja nuk kish qenë e virgjër.

Kjo ish arsyeja e atij veprimi të menjëhershëm, fill pas natës së parë, fill pas asaj nate, e cila supozohet të jetë nata më e bukur e çiftit. Edhe unë mblodha plaçkat dhe ika. Nuk mund ta besoja dot këtë që kish ndodhur. Ajo dasmë më la një shije të idhët… E për çfarë arsye? Për një cipë të hollë “ndershmërie”. Iki, i hipi fugonit i tërbuar, në mendje më erdhën të gjitha parapërgatitjet shpirtërore, fizike, materiale që m’u desh të bëja për atë dasmë. M’u dhimbsën ato lekë, për të cilat u menduam aq shumë natën e kaluar se si t’i ndanim me time më. M’u dhimbsën ato ëndrra, iluzione që vetë thura për atë çift aq të bukur.

Të gjitha këto mendime më iknin e vinin në kokën time atë mëngjes dimri. Seç mu kujtuan çuditshëm, çiftet e famshme të Hollywood-it. Sa martesa, divorce, ndarje, lidhje e zgjidhje që ka ajo industri?! Imagjinoj me vete si do të tingëllonte sikur një ditë të bukur Brad Pitt të deklaronte se ish ndarë nga Angelina Jolie, për shkak se kjo e fundit nuk ishte e virgjër! Të gjithë amerikanët e bota mbarë do të kish qeshur, ca të tjerë do ta merrnin si seksizëm, e shumë të tjerë si fyerje dhe poshtërim ndaj figurës së femrës.

Po këtu ç’ndodhi? Asgjë! Madje ky veprim u mbështet dhe u konfirmua nga i gjithë fshati. Pati edhe nga ata që thanë nëpër dhëmbë: “Oh i lumtë, ai është mashkull”… Duke menduar këto dy qasje aq të kundërta me njëra-tjetrën, u mbusha me frymë dhe më erdhën ndër mend, të gjitha peripecitë e asaj vajze të gjorë të kthyer tek prindërit.. Si do të shkojë në shtëpi tani që e mori vesh gjithë fshati? Çfarë do t’u thotë prindërve? Prindërit çfarë do t’u thonë komshinjve? Shoqet, motrat, vëllezërit si do ta shohin pas kësaj ngjarjeje? Atë do ta ndjekë gjithmonë një damkë e turpit, për një gjë aq të paturp… Sa realitet i trishtë, e të mendosh që ndodhi në një fshat që s’është as 40 km larg nga kryeqyteti, Tiranë…

/27.al

Etiketa: ciftdasmekujtim xhajaShen gjergjTiranevirgjeri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kurbin/ Digjet kabulli pranë nënstacionit elektrik, 10 mijë banorë në errësirë të plotë që prej dy ditësh

Kurbin/ Digjet kabulli pranë nënstacionit elektrik, 10 mijë banorë në errësirë të plotë që prej dy ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

09:47 | 18/12/2025
Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com