Përplasjet në Bjellorusi? E ardhmja do të vendoset në Moskë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet në Bjellorusi? E ardhmja do të vendoset në Moskë!

15:00 | 20/08/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

BE-ka ka qenë rrallë kaq e bashkuar për një çështje të politikës së jashtme si në rastin e Bjellorusisë. BE-ja mbështet pa rezervë protestat paqësore në Bjellorusi, kërkon  dialog midis të gjitha forcave në vend dhe kërkon që të mos ketë ndërhyrje të jashtme.

BE-ja përmbushi po ashtu kërkesën e lideres së opozitës Svetlana Tiqanovskaja, dhe nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve që pretendon  Aleksandër Lukashenko. Solidariteti i vendeve anëtare të Evropës Lindore me fqinjën e tyre Bjellorusinë pati ndikim të fortë në BE dhe ndihmoi për krijimin e imazhit të harmonisë.

Fjalë tejet të qarta

Kancelarja u shpreh me fjalë jashtëzakonisht të qarta pas takimit virtual gati tri orësh: “Ne dënojmë dhunën brutale kundër qytetarëve në Bjellorusi. Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të drejta, kjo është arsyeja pse BE-ja nuk i njeh ato. Liria e shprehjes dhe e demonstrimit duhet të garantohen dhe të gjithë të burgosurit duhet të lirohen pa kushte”.

Sidoqoftë pjesa më e rëndësishme e mesazhit ishte fjalia që qytetarët e Bjellorusisë “e dinë vetë se çfarë është e mirë për ta” dhe se vetëm ata duhet të vendosin për të ardhmen e tyre – pa ndërhyrje nga jashtë. Ky është një premtim që BE-ja nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në zhvillimet në vend dhe se nuk synon të prekë sferën e ndikimit të Moskës. Por është gjithashtu edhe thirrje ndaj presidentit rus Vladimir Putin që të heqë dorë nga veprimet ushtarake dhe ndërhyrjet e ngjashme nga ana e tij.

Rruga për Minsk kalon përmes Moskës

Merkel tha se kishte telefonuar me Putinin të martën (18.08.) për t’i shpjeguar këndvështrimin e evropianëve. “Unë nuk i thashë më kot që Bjellorusia duhet ta përcaktojë vetë rrugën e saj,” tha Kancelarja në konferencën për shtyp pas samitit të BE-së duke informuar për përmbajtjen e bisedës telefonike me Putinin. Ajo tha se i kishte bërë të qartë Presidentit rus se evropianët duan të shmangin përsëritjen e ngjarjeve të vitit 2015 në Ukrainë.

Kancelarja tha po ashtu si rastësisht se ajo kishte provuar të telefononte edhe me Aleksandër Lukashenkon, por se ai nuk i kishte dalë në telefon. Angela Merkel nuk bën asgjë pa synim apo qëllim. Pra ajo vështirë se mund të gjente fjalë të tjera për ta nxjerrë bllof sundimtarin në Minsk dhe qëndrimin prej frikacaku të autokratit që në mënyrë brutale persekuton dhe shtyp qytetarët e vet. .

Merkeli i bëri thirrje qeverisë bjelloruse të Presidentit Aleksandër Lukashenko të lirojë pa kushte të gjithë të burgosurit. Po ashtu ajo u shpreh në favor të dialogut kombëtar që kërkon opozita bjelloruse.

Sikurse Merkeli Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel tha pas takimit virtual në Bruksel se BE-ja është “në anën e popullit bjellorus”. Ai njoftoi se BE-ja do të zbatojë “së shpejti” sanksionet e saj të shpallura kundër një numri “të konsiderueshëm”  zyrtarësh publikë për manipulime zgjedhore dhe për dhunë.

A do të funksionojnë planet e BE-së?

Kancelarja tha se Gjermania nuk mund të ndërmjetësojë në Bjellorusi dhe se sipas saj OSBE-ja është një ndërmjetëse e mundshëm për të negociuar një zgjidhje. Sugjerime të tilla u shprehën edhe nga Parlamenti Evropian: “OSBE-ja do të ishte e përshtatshme për të ndëmjetësuar pasi Rusia, të gjitha shtetet e BE-së dhe gjithashtu SHBA janë anëtare të Konferencës për Ruajtjen e Paqes”, tha deputeti socialdemokrat Norbert Neuser.

Suedia është shprehur e gatshme  të ndihmojë ndërmjetësimin përmes OSBE-së. Sidoqoftë, kjo mund të funksionojë vetëm nëse Rusia bashkohet në këtë proces, sepse OSBE-ja nuk mund të bëjë asgjë pa miratimin e Moskës. Kritikët e konsiderojnë OSBE-në si tigër pa dhëmbë dhe jofunksionale.

Gjithsesi pyetja më e rëndësishme tani është nëse pokeri mes BE-së dhe Presidentit Putin se kush del më i fortë, do të funksionojë. Putini nuk ka ndonjë interes personal tek Lukashenkoja. Pra, pyetja është a mund të jetë dakord Putini me një kryeministër të ri në Minsk që është miqësor ndaj Rusisë dhe që mund të ruajë ekuilibrin midis bjellorusëve dhe Kremlinit nga njëra anë dhe evropianëve nga ana tjetër?

BE-ja mund ta kërcënojë presidentin rus vetëm me sanksione të mëtejshme ekonomike për të shmangur ndërhyrjen ushtarake. Por Kremlini e ka në dorë ta përshkallëzojë gjendjen. BE-ja e bëri nga ana e saj atë që mundi për t’i mbështetur qyetarët e Bjellorusisë – vendimi tani është në dorë të Vladimir Putinit.

DW

Etiketa: Aleksandër LukashenkoBjellorusiDWMinskmoskeNorbert NeuserPërplasjetVladimir Putin

Të Lidhura

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

nga 27
11:42 | 05/06/2026
0

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit...

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

nga 27
11:38 | 05/06/2026
0

Arbitri shqiptar Florian Lata do të drejtojë finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një nga ndeshjet më të rëndësishme...

Para
Artan Hoxha zbulon sistemin e ri që komunikojnë bandat, nuk përgjohet nga policia

Artan Hoxha zbulon sistemin e ri që komunikojnë bandat, nuk përgjohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

11:38 | 05/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

11:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com