Artan Hoxha zbulon sistemin e ri që komunikojnë bandat, nuk përgjohet nga policia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Hoxha zbulon sistemin e ri që komunikojnë bandat, nuk përgjohet nga policia

15:00 | 20/08/2020
në Kryesore
0

Bandat që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të përdorin një tjetër sistem të mesazheve në telefon që nuk mund të përgjohet nga policia.

Mësohet se ato përdorimin e shërbimit të komunikimit telefonik SKYECC, që pretedohet se është më i sigurt, ndërsa më parë kanë përdorur sistemin EncroChat.

Policia ka shkatërruar shërbimin EncroChat, duke çuar në arrestime të shumta në të gjithë Evropën.

Read more

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Ndërsa, sistemi SKYECC me bazë në Vankuver pretendohet se nuk mund të hackohet në të njëjtën mënyrë.

EncroChat dyshohet se është përdorur nga 60,000 kriminelë në të gjithë globin, 10,000 prej të cilëve ishin me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

EncroChat siguroi një sistem të mesazheve të koduar dhe përdoruesit mund të fshinin nga distanca telefonin e tyre nga të gjitha të dhënat dhe përmbajtjet.

Por në fillim të këtij viti ekspertët e kompjuterave të policisë franceze dhe holandeze ishin në gjendje të thyejnë kriptimin dhe të monitorojnë mesazhet e mijëra banditëve, shkruan abcnews.al.

Ata i dhanë Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar qasje në 10,000 llogari që përdoren nga bandat që veprojnë këtu.

Një numër vrasjesh dhe komplote që po planifikoheshin përmes EncroChat gjithashtu u shkatërruan.

Por një burim nga “bota e nëndheshme” tani ka pohuar se bandat në Britani të Madhe po përdorin sistemin jetër SKYECC, shkruan abcnews.al.

Një bandit shqiptar, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, siguroi fotografi të mesazheve me SKYECC që shpjeguan pse nuk mund të hakohej.

Burimi tha: “Ne e dimë se çfarë ndodhi me EncroChat dhe tani jemi duke përdorur SKYECC. Ne jemi profesionistë dhe e dimë se çfarë bëjmë me komunikimin. Komunikimi i sigurt është jetik për njerëzit në këtë biznes. Ne duhet të merremi me partnerët tanë në Amerikën e Jugut dhe nuk mund t’i bëjmë marrëveshjet e kokainës në një mënyrë normale.”

Express.co.uk shkruan se gazetari shqiptar Artan Hoxha ka komunikuar me burime nga bota e krimit dhe është konfirmuar se tani bandat përdorin SKYECC.

Ai tha se telefonat EncroChat u përdorën nga “mbretërit shqiptarë të drogës” për rreth dy vjet, por ata kupruan që hetuesit ishin në sistem dhe ndryshuan shërbimin.

“Ky ishte një sinjal për bosët e mëdhenj të drogës shqiptare që të mos përdorin më EncroChat por disa njerëz në MB dhe Shqipëri vazhduan ta përdorin atë”, tha Hoxha.

“Kërkesa e tillë për këto lloj telefoni ka bërë që ndërmarrje të ndryshme të fillojnë të furnizojnë komunikim të sigurt. Bosët shqiptarë të krimit paguajnë para për njerëzit e IT për të punuar për ta dhe për të siguruar një komunikim të sigurt. Për ta është bërë si një lojë mace dhe miu, për të mos u përgjuar nga policia“, është shpprehur Artan Hoxha.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: “Kriminelët gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të komunikuar dhe ka pajisje të koduara përveç EncroChat në treg. Sidoqoftë, ne nuk jemi në gjendje të diskutojmë platforma specifike në këtë kohë”.

/abcnews.al/

Etiketa: Agjencia Kombëtare e KrimitArtan HoxhaBandatEncroChatpërgjimisistemiSKYECC

Të Lidhura

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

nga 27
15:31 | 04/06/2026
0

Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në...

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

nga 27
15:11 | 04/06/2026
0

Shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dëbuan dje 87 shtetas serbë që kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit me...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

nga 27
15:07 | 04/06/2026
0

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë në fokus të një dosjeje të re për...

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

nga 27
14:49 | 04/06/2026
0

Dy maturantët nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi tentuan të hynin në qendrën...

Para
Rihapet shkolla në Gjermani, rikthim në një normalitet të ri

Del udhëzimi i ministrisë, si do të zhvillohet mësimi në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026
Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

15:11 | 04/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

15:07 | 04/06/2026
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

14:49 | 04/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

14:33 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –
  • favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –
  • Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com