Barcelona dhe Reali i Madridit në këtë fundjavë do të përballen në supersfidën e famshëm spanjolle “El Clasiko” në La Liga. Përgatitjet për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme kanë nisur në të dy kampet stërvitore me nga një minutë heshtje në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik që skuadra braziliane e Çapekoenses pësoi gjatë udhëtimit për në Kolumbi.