Më 19 korrik nis rrugëtimin 3 ditor në edicionin e tij të pestë, Festivali Multikulturor Berat. Muzikë, Atmosferë, Traditë, Trashëgimi, Koncerte, Panaire, Ekspozita, të ftuar nga vendi dhe bota do të jenë pjesë e këtij festivali.
Festivali Multikulturor është ndërtuar sipas traditës së festivaleve në mbarë botën. Koncepti i tij është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës.
Muzika, ekspozitat përmes traditës, do jenë rrugëtimi yne në këto tre ditë dinamike dhe aktive. Festivali Multikulturor Berat lindi në vitin 2014 nga energjia kreative e një stafi ambicioz. Pas rezultatesh dhe arritjesh në 4 edicionet e kaluara stafi organizativ vendosi vazhdimësinë e kësaj tradite.
Ky edicion surprizon me perzgjedhjen e muzikës e cila është një ndërthurje e asaj folklorike dhe moderne ku fokusi do të jetë ajo folklorike si thesar i çmuar i identitetit tonë. Tematika e trajtimit do të jenë fenomene të jetës tradicionale shqiptare si është dasma kurbeti, por kryefjala do të jetë “Për Ty Atdhe”. Grupet do të jenë nga e gjithë hapësira gjeografike e hartës së Shqipërisë.
Qyteti historik me vlerat e tij shumëplanëshe është konsideruar si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore botërore, ndaj ai natyrshëm do të mirepresë sërish Edicionin e pestë të këtij festivali që tashmë është pjesë e pandashme e këtij qyteti.
Objektivat e projektit:
1. Organizimi i më shumë se 10 aktiviteteve me natyrë kulturore,kryersisht muzikë, në një kornizë artistike të mirë kuruar e sjellë larmishëm gjatë ditëve të këtij festivali;
2. Promovimi i muzikës folklorike si element i rëndesishem i Festivalit tone
3. Angazhimi dhe pjesëmarrja e më shumë se 80 artistëve dhe jo vetëm, nga zhanre të ndryshme artesh përgjatë tre ditëve;
4. Prani audiencash të grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga të rinjtë tek të rriturit përfshirë këtu dhe turistët e huaj;
5. Promovimi dhe evidentimi i vlerave kulturore të qytetit të lashtë të Beratit, pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO;
6. Promovim mediatik gjatë gjithë fazave të zhvillimit të këtij projekti, nga faza fillestare deri në fazën finale;
7. Kthimi i festvalit në një pikë të fortë rajonale ku të takohen e përputhen ide dhe vlera artistësh si të rinj ashtu dhe të afirmuar në funksion të zhvillimit të zonës
Artistët
1.Grupi muzikor austriak Kusimanten
2. Grupi i Himarës
Grupi i Bregut të Himarës ështe një grup polifonik i cili pason traditën e hershme të grupeve paraardhëse të Pilurit e Dhërmiut. Këngët e tyre në më të shumtën e rasteve i kendoJNË Kurbetit. Grupi pëRbëhet nga 7 artistë.
3. Sazet e Përmetit
Grupi Sazet e Përmetit klasifikohet si ndër më të rëndësishmit për lëvrimin e muzikës popullore qytetare. Ky qytet identifikohet më se miri me sazet e klarinetistit të njohur Laver Bariu. Grupi përbëhet nga 6 artistë dhe himnizon ritualet e dasmës.
4. Fyejt e Gramshit
Fyejt e Gramshit janë të njohur per tipologjinë muzikore burimore. Ato më së miri janë identitet unik i zonës të ciles i përkasin. Grupi përbëhët nga 5 artistë.
5. Pleqtë e Krujës
Pleqtë e Krujës janë nje grup popullor nga zona qëndrore e Shqipërisë dhe kanë në repertorin e tyre muzikë tradicionale të një stili të thjeshtë e shumë të perceptueshëm. Grupi përbehet nga 7 artistë.
6. Grupi i Mirditës
Formati i këtij grupi eshtë mjaft interesant sepse ato luajnë lahuta dhe instrumenta të vjetër të zonës. Performanca e tyre bazohet në motivet e pasura të kësaj zone. Grupi përbehet nga 8 artistë
- Grupi Argjiro
Grupi Argiro është nje grup artistësh të cilët njihen për interpretimin e muzikës polifonike të zonës së Gjirokastrës.Grupi përbëhet nga 7 artistë.
- Shpat Deda
Shpat Deda është këngëtar dhe autor këngësh i njohur, i cili vjen për të përmbyllur Festivalin, në një mbrëmje të ngrohtë për artdashësit e muzikës së tij në Kalanë e Beratit. Këngëtari që di të japë maksimumin me zërin e tij, të hapësinohet në ndjenjën e bukur të vargjeve dhe në muzikën që nuk njeh limit. E njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca. Shpati është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Kosovë. Me zërin e tij karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet.
- Grupi i Beratit
Grupi Folklorik i Beratit, mirëpret folklorin muzikor nga gjithë vendi duke përfaqësuar vlerat folkloristike të një qyteti mijëra vjecar.
Aktivitete mbi Trashëgiminë Kulturore
- Culture Heritage Without Borders
Aktivitete të ndryshme gjatë ditëve të Festivalit duke përfshirë edukimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.CHWBme kapacitetet e saj synon ndërgjegjësimin e komunitetit kryesisht edukimin e të rinjve në mbojtjen e identitetit të qytetit të cilit i perkasin. Trajtohen elementë tipikë në rastin konkret rrugica, kalaja dhe shtëpitë karakteristike të qytetit.
- Muzetë e Beratit në sytë e vizitorëve
Promovimi i dy muzeumeve: atij Etnografik dhe Onufri do të jetë një prioritet i një rëndësie unike në tre ditët e Festivalit.Këto dëshmi thesaresh të trashëgimisë kulturore do të jenë në syrin e çdo vizitori turisti dhe të riu me gatishmërinë e palodhur të stafeve profesioniste të Q.K.M.B dhe festivalit.
19 Korrik
18:30
Ekspozite fotografike
19:30 – 20:00
Konferencë e përbashkët për shtyp – Muzeu Etnografik
20:00- 21:00
Performanca grupi austriak Kusimanten – Muzeu Etnografik
Dasmorët
21:00-22:30
Dasma Shqiptare nga :
Grupi i Beratit
Grupi i Përmetit
Grupi i Krujës
Muzeu Etnografik deri ne Pedonale
22:30 – 00:00
Muzikë DJ – Lapidari, Goricë
20 Korrik
Mërgimtarët
11:00 – 13:00 Konferencë mbi Trashëgiminë Kulturore Materiale dhe Jo Materiale
11:00- 13:00 Takim kulturor me teme : “Prania e ilireve ne krishterimin e hershem – Nikete Dardani ose Niceta i Remesianas” – Salla e Bibliotekes Publike
19:30 – 22:30
Pedonale
Grupi i Mirditës
Grupi i Gjirokastrës
Goricë
Grupi i Himarës
22:30 – 00:00
Muzikë DJ – Lapidari, Goricë
21 Korrik
11:00 -13:00 Aktivitet mbi trashëgiminë kulturore
11:00- 13:00 Takim kulturor me albanologun italian Paolo Muner me teme : “Roli i shqiptareve ne jeten e komunitetit triestin”-
19:00 – 21:30
Pedonale – Grupi i Gjirokastrës
Muzeu Onufri – Fyejt e Gramshit
21:30 – 22:45
Koncert Shpat Deda – Kalaja e Beratit