• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për këdo që më ka keqkuptuar

13:11 | 19/10/2016
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Gjatë dy ditëve të fundit kam ndjekur reagimet e pazakonta që ka patur një replike e imja me ata që proklamojnë kombin e Kosovës. Ndaj shkrimit është reaguar ose me keqdashje, duke më fyer me terma ekstremë, ose më kanë keqkuptuar duke bërë lidhje mekanike me ngjarje të ditës ose me gjëra që kurrë nuk i kam menduar, jo me t’i kem thëenë apo shkruar.

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Në këto pak rreshta dua t’u kthej përgjigje atyre që mund të më kenë keqkuptuar. Nga shkronja e parë deri tek e fundit në shkrimin tim përpiqem të them se teza e kombit kosovar është një produkt kafeterie i dhe rrotull Hotel Grandit, të cilin unë e konsideroj po aq të dëmshëm ndaj identitetit shqiptar të Kosovës sa Diferencimi.

Jam përpjekur të them mendimin tim modest që e di dhe çdo fëmijë nga të dyja anët e Drinit. Jemi një komb në dy shtete. Jemi një komb që kemi të përbashket historinë dhe kulturën.

Dhe tani të cekim detajin e shkrimit që ka shkaktuar kaq shumë polemika. PO, në Historinë dhe Kulturën tonë të përbashkët qindra vjeçare vetëm dy elementë s’kemi të përbashkët: Boro Ramizin dhe Cecën. Është keqkuptim i madh të mendosh se gjithë shqiptarët e Kosovës duan turbofolkun serb. Ajo që këmbëngul është fakti se ata që thonë komb kosovar dhe jo shtet kosovar janë jugonostalgjikë.

Është naive ta mendosh dhe jo më ta thuash se nëse je kundër idesë së kombit kosovar je kundër shtetit të Kosovës. I bie të mos dish as dallimin elementar mes shtetit dhe kombit. Kombi shqiptar është i fortë dhe më një shtet kosovar të fortë, me kufi jo në Ibër por në Merdarë.

A mund të krijohet kombi kosovar? Vështirë t’i japësh përgjigje këtë shekull. Sepse kombi krijohet me lumenj gjaku. Deri tani, ata që kanë derdhur lumenj gjaku, në kohën që apogjetët e kombit kosovar pinin përrenj çaji në dhe rrotull Grandit, kanë luftuar si shqiptarë, jo si kosovarë.

Dhe një herë të shpjegohem që të mos më gjuajnë pas frëngjisë së keqkuptimit. Gjakovën e dua po aq sa Gjirokastrën time. Pejën, Mitrovicën, Prishtinën gjithashtu. Drenicën mbi të gjitha.

Të gjithë atyre që më kanë keqkuptuar dua t’u them sinqerisht: Kam gabuar që u zhyta të kapja në lum gurin që kanë hedhur tre-katër të marrë në Prishtinë, sepse çdo fëmijë në Drenicë e di se jemi një komb në dy shtete.

Etiketa: Boro RamiziDrenicëGjakovëGjirokastërIlir Babaramojugonostalgjikëkombi kosovarlumenj gjakuturbofolk

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Përfundon pengmarrja e 15 personave në Bruksel/ Dorëzohet autori

Përfundon pengmarrja e 15 personave në Bruksel/ Dorëzohet autori

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –

Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –

23:27 | 02/02/2023
“Është hakeruar Ministria e Drejtësisë”

4 mënyra për të forcuar sigurinë tuaj në internet –

23:25 | 02/02/2023
Berisha uron Luizin për dasmën me Kiarën: Me trashëgime çiftit! –

Berisha uron Luizin për dasmën me Kiarën: Me trashëgime çiftit! –

23:23 | 02/02/2023
Rama urren opozitën, tani ka frikë –

Rama urren opozitën, tani ka frikë –

23:15 | 02/02/2023
Juventus kalon Lazion dhe sfidon Interin –

Juventus kalon Lazion dhe sfidon Interin –

23:13 | 02/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –
  • 4 mënyra për të forcuar sigurinë tuaj në internet –
  • Berisha uron Luizin për dasmën me Kiarën: Me trashëgime çiftit! –
  • Rama urren opozitën, tani ka frikë –
  • Juventus kalon Lazion dhe sfidon Interin –
  • Në zgjedhje shkojmë me logon e PD, jo me PL –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Albin Kurti do të takohet nesër me Erdoganin –
  • 4 mënyra për të forcuar sigurinë tuaj në internet –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com