• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë

07:53 | 30/09/2016
në Opinion
1

Nga Majlinda Bregu

E di që nëse ndalon të gjuash me gurë këdo që të lehë, ndërsa ecën në rrugën tënde, nuk do të arrish kurrë në fund të rrugës; por janë disa gjëra, për të cilat kam detyrim të flas, sidomos për ata që nuk kanë mundësi të mbrohen nga këto lehje. E kam fjalën për një njeri me emër e mbiemër, por anonim për mua në rrafshin publik, i cili quan kandidat të vdekur, një nga bashkëudhëtarët e mi dhe të mijëra demokratëve në rrugën tonë, Sokol Olldashi.
Nuk do të merrja mundimin ta shkruaja këtë replikë me një njeri që ka mbaruar shkollë nate, që është nisur të këshillojë Presidentin dhe që i ka mbetur në tentativë këshillimi, por zgjodha ta bëj në respekt të mikut tim, Sokolit dhe pamundësisë së tij për ta bërë vetë këtë gjë.

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Shkurtazi po i kujtoj këtij njeriu në respekt të honorareve që ka marrë për të fyer kujtimin e Sokol Olldashit, se i kanë treguar gjithçka gabim për të, pasi ai vet as e ka njohur, as ka patur dëshirë ta njohë, se nuk ka patur punë me PD.

Është e vërtetë se unë dhe Lulzim Basha kemi ardhur bashkë në një ditë në PD. Nuk na kanë futur nga dritarja, por nga dera dhe na kanë pritur me entuziazëm në kuadrin e një projekti për ripërtëritjen e PD. Sokol Olldashi ishte moshatari ynë, por ishte shumë i vjetër në PD, kur erdhëm ne. Kishte qenë aty dhe më 1997 dhe më 2001 dhe kur ne, të drojtur në 2005 morëm zona elektorale pak më të sigurta që të “mos dështonim”, ai zgjodhi betejën më të vështirë.
Shkoi u përball me Agron Dukën në Shijak që në atë kohë ishte jo vetëm ministri më i fuqishëm i qeverisë Fatos Nanos, por dhe sipërmarrësi më i madh në Shqipëri. E mundi duke bindur shqiptarët që dhe një djalë i ri me duar në xhepat bosh, mund të nxirrte jashtë Kuvendit një milioner dhe ministër të Fatos Nanos.
Ai u bë pas disa muajsh ministri ynë më i suksesëshëm, pasi futi në burg gjithë banditët që kishin shëtitur lirshëm deri më 2005.
Është e vërtetë se ai nuk fitoi dot Bashkinë e Tiranës më 2007 dhe unë isha në krye të asaj fushate. Nuk e di ku ka qenë ky anonimi në këtë kohë, druaj që edhe nëse nuk ka qenë me PS-në, selinë e PD-së mund ta gjente me të treguar. Por, ajo që di dhe më dhemb, është se shumë njerëz brenda PD, nga këta që sot po tentojnë të hyjnë nga vrimat e çatisë, votuan kundër Sokolit, me shpresë se do ta nxirrnin nga politika.

Por, ai vazhdoi të ishte në politikë si ministër, përsëri i suksesshëm. Ai shkoi në vitin 2009 në zonën me të vështirë elektorale, në Qarkun e Fierit, në bastionin më të sigurt të socialistëve dhe e rriti PD-në me së paku dy deputetë. Ishte njeri dhe nuk i fshihte as vetes, as miqve dhe dilemat që betejat politike natyrshëm bartin për secilin nga ne.
Nuk di kush ja ka thënë këtij njeriut të honorareve se ai duhet të shkonte kandidat në Durrës apo broçkulla të tilla, por di që ai arriti të ngjallte shpresë për PD-në dhe në bastionin më të egër të socialistëve.
Ende sot, banorët e Fierit dhe fshatrave përreth, i janë atij mirënjohës për infrastrukturën rrugore dhe krenarinë që i dha PD-së.
Sa i përket vitit 2013, Sokol Olldashi humbi më pak nga të gjithë. E dhimbshme më 2013 ishte që ne humbëm bastionet tona historike, Kavajën, Shkodrën apo Elbasanin.
Unë kam qenë në Tiranë, por fushatën në gjithë Shqipërinë e kam ndjekur se e kisha për detyrë të merresha me të.
Fieri nuk ka qenë kurrë bastion ynë. Ai u bë fitues aq sa e bëri Sokol Olldashi. Çdo humbje dhemb edhe pse për hir të saj, Sali Berisha mori vendimin si lider për t’u larguar nga kreu i PD-se.

Unë jam e hapur dhe mirëpres kritika dhe për ata që më thonë ke idhull Olldashin dhe për ata që më thonë ke idhull Berishën. Largimi i kobshëm nga jeta i tij është mjaftueshëm dhimbje për të gjithë demokratët.
Kur them që Berisha ka lënë boshllëqe në Partinë Demokratike, them një të vërtetë që nuk druhem ta përsëris, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se Shqipëria e vitit 2016 dhe më tutje, ka nevojë për një identitet të ri politik në krye të PD, dhe kur them të ri, kam parasysh një mendim të ri, ide dhe sjellje të reja e moderne politike.

Kush nuk është dakord me mua, nuk ka pse përbalt kë nuk jeton, as të shesë për teza politike sulme të porositura.

Etiketa: Agron DukaElbasaniFatos NanoidhullikavajeLulzim BashaMajlinda BreguShijakShkoderSokol Olldashi

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Shpëtim Idrizi: Erdhi ora e bardhë për Çamërinë

Shpëtim Idrizi: Erdhi ora e bardhë për Çamërinë

Comments 1

  1. Xh says:
    6 vjet më parë

    Bravo Majlinda

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të sigurojmë pikët për mbijetesën –

Të sigurojmë pikët për mbijetesën –

23:21 | 29/01/2023
Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

23:13 | 29/01/2023
Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!

Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!

23:01 | 29/01/2023
Ndahet nga jeta gazetari dhe pedagogu i njohur

Vetëm 45-vjeçe, kanceri i merr jetën aktores së njohur

22:57 | 29/01/2023
Të jetë hera e fundit që … –

Të jetë hera e fundit që … –

22:49 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Të sigurojmë pikët për mbijetesën –
  • Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran
  • Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!
  • Vetëm 45-vjeçe, kanceri i merr jetën aktores së njohur
  • Të jetë hera e fundit që … –
  • Shpiku ‘biçikletën’ në futboll, shuhet ish-sulmuesi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të sigurojmë pikët për mbijetesën –
  • Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com